Lajme Zone
‘Do ta pushtoj Mykonosin dhe do t'ia jap Erdoganit të gatshëm’- Zbardhen bisedat e kreut të një rrjeti të trafikut të drogës me anëtarët e organizatës në Greqi
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Do ta pushtoj Mykonosin dhe do t'ia jap Erdoganit të gatshëm’- Zbardhen bisedat e kreut të një rrjeti të trafikut të drogës me anëtarët e organizatës në Greqi

Bisedat e zbardhura mes anëtarëve të një organizate të trafikut të drogës kanë çuditur autoritetet greke, pasi në një fragment, 'koka' e grupit thotë se 'do ta pushtoj Mykonosin' dhe se do ja jepte Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan të gatshëm, në rast se ushtria turke do të shkonte për të pushuar ishullin.

Autoritetet greke kanë në dispozicion biseda të regjistruara të një rrjeti trafikimi droge që vepronte në Mykonos. Anëtarët e rrjetit përdornin shprehje të koduara, të tilla si "lahmatjun" dhe "recetë sekrete", për të komunikuar në lidhje me transaksionet e tyre të paligjshme. Udhëheqësi i dyshuar i organizatës dha udhëzime mbi çmimet e shitjes dhe shprehu shqetësim për praninë e policisë dhe mekanizmave të kontrollit në ishull. Në bisedat e tyre, anëtarët e rrjetit diskutuan planet për të zgjeruar aktivitetin e tyre dhe për të legalizuar praninë e tyre në Mykonos. LEXO edhe...Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Athinë, zbardhet dëshmia e vëllait të saj: Allmuça i hynte fshehurazi në shtëpi, e kisha paralajmëruar të merrte urdhër-mbrojtje Veçanërisht karakteristik është dialogu në të cilin udhëheqësi i dyshuar i grupit duket se flet me një anëtar të organizatës për zgjerimin e aktivitetit të tyre në Mykonos, duke thënë: "Ne të gjithë do të punojmë dhe do të jemi të ligjshëm dhe do ta shihni. Ne do të mbajmë klientelën dhe gjithçka. Para se të vijë Erdogani, unë do ta pushtoj Mykonosin dhe do t'ia jap atij të gatshëm". “Lachmajun”, “recetë sekrete” dhe “me ngjyrë” janë disa nga fjalët që shfaqen në bisedat e regjistruara. Në njërën prej tyre, një shofer që transportonte drogën informon udhëheqësin e supozuar të grupit se disa gra amerikane “duan tjetrën”. ‘Koka’ e dyshuar e grupit përgjigjet për çmimin: “Ky është një pesëdhjetë (150) pa zbritur” dhe më pas i thotë: “Thuaji një tetëdhjetë (180), një pesëdhjetë (150)”. Biseda të tjera shprehin shqetësim për praninë e pikave të kontrollit dhe policisë në ishull. “Gjërat janë bërë të egra këtu. Nuk dëgjon? Nuk sheh?”, dëgjohet të thotë lideri i dyshuar i grupit, ndërsa në një bisedë tjetër ai paralajmëron bashkëpunëtorin e tij se “portet, aeroportet janë shumë të rrezikshme”, sepse “këto dy ditë do të ketë kontrolle”. R.Xh/ReportTv.al greqi turqi Rexhep Tajip Erdogan organizata kriminale trafik droge pergjime Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 59.8% Keq 31.7% Nuk e di 8.5% Vota total: 1655 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?