Një "top zjarri" i lëshuar me parashutë nga Kosova drejt Serbisë është pretendimi i publikuar sot nga mediat serbe, i cili u përdor më pas edhe nga presidenti Aleksandar Vuçiç gjatë një vizite në Kraljevë, pjesë e turit të tij në prag të shpalljes së zgjedhjeve. Vuçiç deklaroi se autoritetet serbe kanë gjetur një pajisje me parashutë në zonën e Bërnjakut, duke shtuar se rasti është në hetim. LEXO edhe...BE vendosi kufizime, Kosova e varur nga mishi brazilian "E gjetëm atë pajisje me parashutë. Qëllimi është i qartë, por hetimet janë ende në vazhdim", tha presidenti serb. Sipas tij, çështja po hetohet nga policia serbe, Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA), si dhe Agjencia e Sigurisë Ushtarake (VBA). Vuçiç shtoi se pritet të informohet gjatë mbrëmjes për rezultatet paraprake të hetimeve. Mediat pranë qeverisë serbe pretenduan se pajisja ishte lëshuar nga territori i Kosovës me synimin për të shkaktuar zjarr në Serbinë qendrore, por nuk publikuan prova që mbështesin këtë version. Nga ana tjetër, Policia e Kosovës i hodhi poshtë këto pretendime, duke mohuar që një pajisje e tillë të jetë lëshuar nga territori i Kosovës. U.D/ReportTv.al aleksander vucic serbi kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 59.8% Keq 31.7% Nuk e di 8.5% Vota total: 1655 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

