Lajme Zone
Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
BotëPamfleti

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

Le Pen pritet të vijojë të paraqitet si kundërshtare e elitave politike, megjithëse mban poste të zgjedhura që prej vitit 1998. Pas betejës së fundit gjyqësore, ajo mund të ndërtojë edhe imazhin e një politikaneje që i mbijetoi një goditjeje të rëndë. Figura të larta franceze, përfshirë ish-ministra, e kanë përshkruar Le Pen si “një të mbijetuar të mrekullueshme”, “një nënë kurajoze” dhe “një gjyshe luftarake”.

Marine Le Pen Gjykata i hapi sërish rrugën drejt zgjedhjeve presidenciale, ndërsa sondazhet e vendosin Le Pen përpara rivalëve të mundshëm. Megjithatë, dënimi për fondet e BE-së, ekonomia dhe qëndrimi ndaj Unionit mbeten sfidat kryesore. Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi ndalimin që e pengonte të kandidonte. Sipas analizës, ajo mund të jetë një kundërshtare më e fortë se Jordan Bardella, i cili pritej ta zëvendësonte në garë: “Kandidatët e tjerë tregoheshin të kujdesshëm ndaj Bardella-s, por nuk e kishin frikë. Ata i druhen një Le Pen të rikthyer”.

Le Pen pritet të vijojë të paraqitet si kundërshtare e elitave politike, megjithëse mban poste të zgjedhura që prej vitit 1998. Pas betejës së fundit gjyqësore, ajo mund të ndërtojë edhe imazhin e një politikaneje që i mbijetoi një goditjeje të rëndë. Figura të larta franceze, përfshirë ish-ministra, e kanë përshkruar Le Pen si “një të mbijetuar të mrekullueshme”, “një nënë kurajoze” dhe “një gjyshe luftarake”.

Tubimi Kombëtar (RN) po e përdor këtë rikthim edhe në fushatën e tij. Partia ka zgjedhur sloganin “Rilindje”, duke e paraqitur ringritjen politike të Le Pen si paralajmërim të një rilindjeje të Francës.

Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk do të thotë se Le Pen është shpallur e pafajshme. Siç thekson "The Guardian", “ajo nuk u shpall e pafajshme”. Gjykata reduktoi ndalimin pesëvjeçar për të kandiduar, ndërsa Le Pen mbetet e dënuar në çështjen që lidhet me përvetësimin e më shumë se 4 milionë eurove nga fondet e BE-së. Nëse ankesa përfundimtare rrëzohet, ajo mund të zhvillojë fushatën e ardhshme duke mbajtur ende pajisje elektronike monitorimi.

Pozita e saj elektorale ndërkohë është e fortë. Dy sondazhe të publikuara pas vendimit tregojnë se Le Pen mund të fitojë ndaj rivalëve të mundshëm në raundin e dytë. Një sondazh i Ifop e vendos atë në 54% kundrejt 46% përballë ish-kryeministrit Édouard Philippe. Për herë të parë, RN del përpara edhe mes votuesve mbi 65 vjeç, një grup me pjesëmarrje të lartë në zgjedhje.

Kjo është një pikë ku Le Pen mund të ketë avantazh ndaj Bardella-s. Ai mbush 31 vjeç në shtator dhe përvoja e tij mund të ngrinte pikëpyetje për atë që francezët e quajnë stature présidentielle. Autori shtron pyetjen: “A do të mund ta imagjinonin votuesit këtë të ri të talentuar, por të shkathët në retorikë, përballë një Vladimir Putini apo Donald Trumpi?”.

Ekonomia mbetet një nga dobësitë kryesore të Le Pen. Paraqitjet e saj në debatet televizive të viteve 2017 dhe 2022 ndihmuan Macron-in ta mposhtte, ndërsa "The Guardian" e përshkruan programin ekonomik të RN-së si “një përzierje jokoherente të shpenzimeve të larta sociale dhe taksave të ulëta, tregut të lirë dhe ndërhyrjes së shtetit”.

Bardella kishte tentuar ta orientonte partinë drejt politikave më tradicionale të së djathtës dhe një raporti më pragmatik me BE-në, duke marrë si referencë Giorgia Meloni-n. Sipas autorit, rikthimi i Le Pen sjell rikthimin e “Marinomics” dhe të një politike që synon “ta dëmtojë BE-në nga brenda”.

Kjo çështje merr peshë të veçantë në një Francë me rreth 3.5 trilionë euro borxh publik. Le Pen mund t’u përgjigjet kritikëve duke argumentuar se gjatë viteve të Macron-it borxhi është rritur me rreth një trilion euro dhe se ka ardhur koha për një alternativë. Mesazhin e mundshëm të saj, autori e përmbledh kështu: “Është koha t’i jepet një mundësi një gruaje me këmbë në tokë. Vështirë se mund të bëj më ke.”.

Por pikërisht këtu shprehet hapur vlerësimi i tij: “Por ajo mundet. Shumë, shumë më keq”. Sipas , një presidencë Le Pen ose Bardella do ta çonte Francën dhe Bashkimin Evropian në “një territor të ri dhe të rrezikshëm”.

Fitorja e Marine Le Pen në zgjedhjet e ardhshme nuk është e sigurt. Megjithatë, autori arrin në përfundimin se, “për herë të parë në shtatë dekadat e përfshirjes së familjes në politikë, ajo është një mundësi e fortë”.

Rikthimi i Le Pen ka ndryshuar kështu llogaritë e partive tradicionale franceze. Perspektiva e një presidenti 31-vjeçar dhe disi më pragmatik si Bardella nuk është më skenari kryesor. Marine Le Pen është sërish në garë dhe sipas sondazheve, këtë herë ka një mundësi reale për të fituar./ Përshtati "Pamfleti" nga "The Guardian".marine le pen gare zgjedhje presidenciale Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota “Bën mirë të mbajë një pako me bateri”, Kanadaja kërcënon Trump me ndërprerjen e energjisë 24 Gusht 2026, 20:4820:48Rajoni dhe Bota Europa izolon Putinin! 24 Gusht 2026, 19:5719:57Rajoni dhe Bota Netanyahu akuza të forta Iranit: Shënjestroi një nga djemtë e mi, u përpoq ta vriste! 24 Gusht 2026, 19:1419:14Rajoni dhe Bota Megaoperacion antidrogë në Spanjë/ Sekuestrohen mbi 1 ton kokainë, goditet banda “Fanchos” 24 Gusht 2026, 18:1618:16Rajoni dhe Bota Goditje e re ekonomike ndaj Teheranit, Trump: Irani po shembet plotësisht! 24 Gusht 2026, 18:0518:05Rajoni dhe Bota Ari dhe bizhuteritë në shënjestër, Europol zbulon skemën e grabitjeve në muze: Hajdutët rekrutohen në rrjetet sociale 24 Gusht 2026, 18:0018:00Rajoni dhe Bota