Tani ftoj banorët e fshatit Qeparo që, kush e gjen se i kujt kushëri të hajdar-prokurorit të SPAK-ut është ky hotel që ka marrë leje për t’u bërë disa herë më i madh seç duket, ka një darkë në Green Coast, ku jetojnë hajdar-hajdutët e pushteteve të 36 viteve, medemek demokraci. Duke bërë njëri të egrin që i arrestoi e tjetri babaxhanin që po i nxjerr të gjithë një nga një, se gjoja mbarojnë afatet e hetimit apo i çon vetë SPAK-u për pushim në GJKKO, si të dhjerë së bashku para pushtetit, marrin leje hotelesh në Qeparo në emra kushërinjsh, kate pallatesh në Orikum në emra fantazmë, një kat komplet te kompleksi i ri te Rruga e Kavajës në emër të familjarëve, një hyrje, por në emër të një “nesunoje” që ndoshta nuk ekziston fare si person, te Gjiri i Lalzit, te kompleksi Valmara, fonde nga Krifca e AZHBR për mbi 50 hektarë ullishte në Berat, disa miliona euro të “shkoqura” me përqindje te 2-3 biznese që marrin qindra miliona euro koncesione nga Rama.
E kështu, duke u dukur në pamje të parë si fllashko apo pak debilë, ia dolën ta kthejnë SPAK-un në një “kompani” superfitimprurëse, pa llogaritur edhe ato shejtan rrogash e dietash, makina, karburant, roje për vete e familjen, që shkojnë rreth 150 mijë euro në vit.
Nga 16 dhjetori në 16 shtator, që përkon edhe me Konferencën e Pezës, mbushen fiks 8 muaj që SPAK-u është kthyer si “Caritasi” dikur apo organizatë bamirëse, duke liruar pothuajse të gjithë ata që u “arrestuan” me bujë të madhe e marrëveshje të “vogël”.
Më 16 shtator mendoj që do të dalë edhe Erioni i Bashkisë, meqë në datë 15 ka gjyqin dhe kështu 7 vjet SPAK-u punoi për të arrestuar kombajner Bektashin nga Kozara, Prof. Edvin Priftin, 6 herë Lefter Kokën, 5 herë Fatos Tushen, 3 herë Vangjush Dakon dhe nga 2-3 herë Shukriun e Dibrës, Safetin e Kukësit, Lefterin e Bulqizës dhe ndonjë polic qarkullimi që kapet në “flagrancë” duke marrë 5 mijë lekë.
Se për Inceneratorin e Tiranës, anijet e Bangladeshit, Bankers Petroleum-in, Fridën e AZHBR-së, Benetin e Shkodrës, Isain e Ersekës, Manastirliun e 4 koncesioneve, Lindën “pa” shtëpi të AKSHI-t, koordinatorin e qeverisë me bandat, dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër e plot të këtij lloji, as që bëhet fjalë të nisë ndonjë procedim penal.
Gjyqet si Gërdeci e të tjerë zvarriten pa fund, se ashtu është një “muhabet”, derisa të mbarojë mandatin hajdari i SPAK-ut dhe pastaj ta gëzoni reformën të gjithë ju që u gëzuat shumë në vitin 2016, kur 140 deputetë votuan si të tredhur për këtë “drejtësi” palaçosh.
Këta pra janë, sipas shterpës Yuri Kim, “heronjtë” e fëmijëve tanë, se vetë ishte bironjë transe dhe nuk kishte fëmijë.
Tani ftoj banorët e fshatit Qeparo që, kush e gjen se i kujt kushëri të hajdar-prokurorit të SPAK-ut është ky hotel që ka marrë leje për t’u bërë disa herë më i madh seç duket, ka një darkë në Green Coast, ku jetojnë hajdar-hajdutët e pushteteve të 36 viteve, medemek demokraci.
Po ashtu, ftoj banorët e Orikumit të gjejnë se i kujt hajdar-prokurorëve të SPAK-ut është ky kat i këtij pallati në Orikum dhe kushdo që e gjen ka një darkë në Dhërmi, ku ndërtojnë hajdar-hajdutët e pushteteve.
myslim murrizi spak gjkko prokurorë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Pensionistët e mjerë në garë për të treguar se kush e do më shumë udhëheqësin e “lavdishëm”! 24 Gusht 2026, 18:3018:30Forum Qytetarët, politika apo kapitali: Kush do të vendosë për Shqipërinë e së ardhmes? 24 Gusht 2026, 12:0912:09Forum Qytetari, “pakoja postare” e Ramës 24 Gusht 2026, 12:0012:00Forum Kur feja shndërrohet në mur brenda vetvetes! 24 Gusht 2026, 08:1808:18Forum Faturën e paguan populli që punon! 23 Gusht 2026, 18:4618:46Forum Zbulohen dy biznese 'mjedisore' të dhëndrit të Berishës, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër 22 Gusht 2026, 19:5419:54Forum
