Lajme Zone
‘Loja’ me reformën territoriale, tymnaja e dinozaurëve
PolitikëPamfleti

‘Loja’ me reformën territoriale, tymnaja e dinozaurëve

Dalja e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, për të thënë se nuk ka kohë reale që zgjedhjet e majit 2027 të zhvillohen me një ndarje të re administrative, duket se është pjesë e lojës së përbashkët të mazhorancës së Edi Ramës dhe opozitës së Sali Berishës.

Karikatura Pamfleti / PS-ja dhe PD-ja prodhuan zhurmë për ndarjen territoriale, ndërsa synojnë të ruajnë hartën zgjedhore që prej vitit 2008 mbron pushtetin e dy kryetarëve... Zhurma e bërë deri tani për reformën territoriale duket se ishte një lojë tymuese, për të prodhuar një debat përballë protestave kundër Edi Ramës.

Dalja e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, për të thënë se nuk ka kohë reale që zgjedhjet e majit 2027 të zhvillohen me një ndarje të re administrative, duket se është pjesë e lojës së përbashkët të mazhorancës së Edi Ramës dhe opozitës së Sali Berishës.

Edhe dalja e tyre me variante të kundërta për reformën territoriale nuk është gjë tjetër veçse një lëvizje në boshllëk, me qëllim që reforma të mos kryhet.

Dalja e bashkive të vogla kundër shkrirjes ka shfaqur dy pamje, duke qenë pjesë e kësaj manovre. Nga njëra anë, ishte një test i Edi Ramës për të parë deri ku mund të shkonte rebelimi brenda PS-së në ato zona ku kishte probleme. Nga ana tjetër, ishte një mizanskenë për të krijuar përshtypjen se mazhoranca e lejon debatin.

Në disa bashki, ku kreu i mazhorancës ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e tyre, si Selenica dhe Divjaka, kundërshtimet u zhvilluan me kujdes, në formën e një “diskutimi demokratik”. Ndërsa në Poliçan dhe Dimal, Edi Rama i ka shpallur kundërshtarë drejtuesit e tyre. Sidomos në Poliçan, ku prej kohësh është vërejtur një rritje e anëtarësimit të banorëve dhe ish-punonjësve të kombinatit ushtarak në partinë Lëvizja Bashkë.

Përplasjet e Edi Ramës në Kuç me Adriatik Zotkajn dhe kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj, shënuan ndarjen përfundimtare me ta. Menjëherë pas kësaj, Edi Rama ngarkoi Blendi Klosin që të shkrinte strukturat e PS-së në këto bashki dhe t’i ngrinte ato nga e para.

Ka shumë gjasa që, në zgjedhjet e vitit 2027, këto dy bashki t’i lihen PD-së, në mënyrë që të shpërbëhen grupet e krijuara nga kryetarët e bashkive me njerëzit e punësuar në strukturat vendore. Në këtë mënyrë do të çaktivizohen politikisht edhe grupet që Rama i shikon si rebele brenda PS-së.

E gjithë kjo lojë nuk është gjë tjetër veçse një pakt i përbashkët i mazhorancës dhe PD-së për të ruajtur status quo-në aktuale. Mosçuarja përpara e reformës territoriale krijon mundësinë që gjithçka të mbetet njësoj edhe në reformën zgjedhore, duke ruajtur sistemin aktual të ndarjes në qarqe.

Një ndryshim i hartës zgjedhore të qarqeve do ta prishte lojën e ngritur në territor nga PS-ja dhe PD-ja, duke i bërë të paparashikueshme zhvillimet elektorale për partitë e mëdha.

Si PS-ja, ashtu edhe PD-ja, e shikojnë si rrezik të madh projektin për ndarjen e Shqipërisë në katër rajone të mëdha, një projekt që mbështetet edhe nga ndërkombëtarët.

Sipas këtij projekti, veriu do të përbënte një qark të madh, Shqipëria e Mesme dy qarqe dhe jugu një qark. Për këtë ndarje ekzistojnë disa variante, të hartuara sipas numrit të banorëve, por secili prej tyre paraqet vështirësi gjeografike. Në dy projektet pilot të përgatitura nga OSBE-ja, njëri variant parashikon katër qarqe dhe tjetri gjashtë.

Në këtë rast, numri i deputetëve do të ndryshonte tërësisht dhe loja politike e elektorale do të niste nga e para. Që nga viti 2008, si PS-ja, ashtu edhe PD-ja, i kanë kolauduar skemat e tyre elektorale në 12 qarqet aktuale, duke siguruar të paktën një numër deputetësh që nuk ndryshon pothuajse asnjëherë.

Me ndryshimin e strukturës, loja do të niste nga e para. Si pasojë, strukturat politike të ngritura gjatë 17 viteve do të shkriheshin tërësisht, sepse do të bëheshin të pavlefshme.

Reforma e vitit 2008, e cila e ktheu Shqipërinë në një republikë kryeministrore dhe në domen të dy kryetarëve të partive të mëdha, përbën sistemin që Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan për të betonuar pushtetin e tyre. Pikërisht për këtë arsye, stuhitë e shumta politike nuk kanë arritur ta shkatërrojnë pushtetin e tyre, sepse të dy ngritën megabunkerët përkatës politikë.

Për ta rrëzuar këtë sistem, duhen hedhur në erë dy megabunkerët që ndërtuan Rama dhe Berisha. Çdo arnim i sistemit nuk arrin ta prekë fuqinë e tyre. Maksimumi mund të dobësojë përkohësisht transhetë rreth bunkerëve, por ata mund t’i rimarrin shumë lehtë, siç ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve./Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nuk ka “Pasqyrë” që e fsheh shtetin e rrumpallës! 24 Gusht 2026, 11:4111:41Politike Nga tenderët te dalja në media, ministrat në “provim” para Ramës; zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec 24 Gusht 2026, 09:4209:42Politike Kush ikën dhe kush qëndron? Dita e dytë në Pogradec, Rama sot përballë ministrave 24 Gusht 2026, 08:0308:03Politike Pse i duhet Ramës një “Pasqyrë”, kur shqiptarët i bërtasin hallet prej 85 ditësh në shesh?! 23 Gusht 2026, 22:0422:04Politike Berisha: ‘Pasqyrë Albania’, Diella e re shumë milionëshe! 23 Gusht 2026, 21:0521:05Politike Pas 'Besës', Rama prezanton 'shpikjen' e radhës: 'Pasqyrë Albania' do gjurmojë hallet e qytetarëve! 23 Gusht 2026, 19:0419:04Politike