Lajme Zone
SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për ngushticën e Hormuzit! Trump: Mund të arrihet sot ose nesër
PolitikëShqiptarja

SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për ngushticën e Hormuzit! Trump: Mund të arrihet sot ose nesër

Presidenti Donald Trump tha se bisedimet po ecin shumë mirë dhe paralajmëroi se Irani do të përballet me "goditje të forta" nëse tërhiqet nga marrëveshja.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani duket se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të përkohshme për rihapjen e ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme për transportin e naftës në botë. Sipas Axios, që citon dy burime rajonale dhe një zyrtar amerikan, marrëveshja po negociohet me ndërmjetësimin e Omanit dhe mund të shpallet që gjatë së mërkurës. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se negociatat me Teheranin kanë qenë "shumë të mira", duke bërë të ditur se bisedimet kanë zgjatur gjatë gjithë së martës. Ai u shpreh optimist se një marrëveshje mund të arrihet "sot ose nesër", duke theksuar se Irani dëshiron t'i japë fund konfliktit. "Po zhvillojmë diskutime shumë të mira. E vetmja gjë që ka rëndësi është veprimi dhe ata duan të arrijnë një marrëveshje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë", deklaroi Trump para se të nisej me Air Force One nga Los Anxhelesi. LEXO EDHE:Ministria e Jashtme e Iranit: Bisedimet me Omanin për menaxhimin e lëvizjes së anijeve në Hormuz po vazhdojnë 'pozitivisht' Në një intervistë për Fox News, Trump paralajmëroi gjithashtu se nëse Irani nuk rihap "shumë shpejt" ngushticën e Hormuzit, do të përballet me "goditje shumë të forta". "I kemi goditur shumë rëndë, por goditja më e fortë ende nuk ka ardhur dhe shpresoj të mos kemi nevojë ta përdorim. Zgjedhja ime e parë është një marrëveshje diplomatike", u shpreh ai. Sipas Axios, drafti i marrëveshjes parashikon një mekanizëm të përkohshëm 60-ditor për rihapjen e ngushticës, me garancinë e Omanit, i cili kontrollon një pjesë të kësaj rruge strategjike detare. Megjithatë, mediat shtetërore iraniane thanë se një marrëveshje me Omanin do të shtyhet për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë kërcënimet ndaj Iranit. Shpresat për një marrëveshje ndikuan menjëherë edhe në tregjet financiare. Çmimet e naftës ranë, ndërsa bursat aziatike u rritën, pasi investitorët presin rikthimin e qarkullimit normal në ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Ngushtica e Hormuzit SHBA iran donald trump Komente Komento Sula: 05/08/2026 08:48 Ky cdo dite thote po bejme marrveshje, por ne fate nuk ben asgje,vetem se ka vene ne veshtiresi finanziare,te gjithe popullsine,me ngritjen e cmimeve te karburanteve, si pasoje edhe te gjithe zingirit ushqimor.Ky do te ndalonte lufterat ne bote,por ne fakte i shtoi ato Përgjigju Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6091 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?