Lajme Zone
Shahu bashkon tre qytete në Pogradec, sportistë edhe nga Struga e Ohri mblidhen për kampionatin ndërliqenor
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shahu bashkon tre qytete në Pogradec, sportistë edhe nga Struga e Ohri mblidhen për kampionatin ndërliqenor

Organizatorët synojnë që aktiviteti të mos mbetet një ngjarje e vetme, por të shndërrohet në një traditë të përvitshme. Sipas planit, kampionati do të organizohet me rotacion në Pogradec, Ohër dhe Strugë, me synimin për të nxitur shkëmbimet sportive, miqësinë dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Para tryezës së shahut u bashkuan për herë të parë sportistë nga Pogradeci, Ohri dhe Struga, në edicionin e parë të Kampionatit Ndërliqenor, të organizuar me rastin e 20 Korrikut, Ditës Ndërkombëtare të Shahut. Turneu mblodhi garues të grupmoshave të ndryshme, duke shënuar nisjen e një bashkëpunimi të ri sportiv mes tre qyteteve që ndajnë Liqenin e Ohrit. Organizatorët synojnë që aktiviteti të mos mbetet një ngjarje e vetme, por të shndërrohet në një traditë të përvitshme. Sipas planit, kampionati do të organizohet me rotacion në Pogradec, Ohër dhe Strugë, me synimin për të nxitur shkëmbimet sportive, miqësinë dhe bashkëpunimin ndërkufitar. LEXO edhe...Pajisje për shkollat dhe ndihma për familjet, Pogradeci mirëpret tre kamionë me ndihma nga Gjermania Garat u zhvilluan në një atmosferë sportive, ndërsa pjesëmarrësit e vlerësuan nismën si një mundësi për të matur forcat me shahistë nga qytetet fqinje. Ata theksuan se ky sport ndihmon në zhvillimin e mendimit strategjik, përqendrimit dhe durimit, duke kërkuar më shumë mbështetje për përfshirjen e të rinjve. Në përfundim të kampionatit, trofeu i edicionit të parë iu dorëzua skuadrës së Strugës, e cila doli fituese përballë ekipeve të Pogradecit dhe Ohrit. Organizatorët konfirmuan se edicioni i ardhshëm do të zhvillohet në Ohër, për të vijuar më pas në Strugë, duke synuar ta kthejnë këtë aktivitet në një traditë të qëndrueshme sportive për rajonin. K.T./ReportTv.al shah pogradec Korce kampionat i shahut Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.6% I gabuar 27.7% Nuk e di 8.7% Vota total: 2547 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?