Sfida e kësaj të diele kundër Bjellorusisë mbart një rëndësi të dyfishtë për Kombëtaren shqiptare në rrugëtimin e saj.
Përveç sigurimit të vendit të parë në grupin C1 të Ligës së Kombeve, kuqezinjtë luajnë për pozicionimin në shortin e kualifikueseve të Euro 2028.
Përfaqësueses shqiptare i mjafton vetëm një barazim në Budapest për të mbyllur llogaritë e kreut të grupit dhe për të siguruar një vend në vazon e tretë për shortin e eliminatoreve. Për më tepër, sigurimi i vendit të parë i jep mundësinë ekipit të përfitojë një rrugë shtesë dhe alternative drejt Kampionatit Europian përmes fazës "play-off".
Në rast të një humbjeje përballë kundërshtarëve bjellorusë, Shqipëria rrezikon seriozisht të zbresë në vazon e katërt, duke ashpërsuar nivelin e kundërshtarëve në kualifikuese.
Sipas përllogaritjeve të specializuara të sistemit të kualifikimit, skuadra shqiptare ka 63% mundësi për të ruajtur vendin në vazon e tretë. Nga ana tjetër, Bjellorusia ka 37% shanse dhe i nevojitet vetëm fitorja e detyrueshme për të përmbysur këtë situatë në favor të saj.
Për këtë arsye, përballja në kryeqytetin hungarez konsiderohet si një provë me peshë për të ardhmen, ku një rezultat pozitiv garanton një pozicionim të favorshëm përpara nisjes së garës drejt Europianit. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

