Lajme Zone
Sfida me Bjellorusinë, Asllani dhe Cake shqetësojnë Maran! Formacioni, balotazh në portë mes Strakoshës dhe Sherrit
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sfida me Bjellorusinë, Asllani dhe Cake shqetësojnë Maran! Formacioni, balotazh në portë mes Strakoshës dhe Sherrit

Kristjan Asllani dhe Klisman Cake vijojnë të shqetësojnë trajnerin Rolando Maran, pasi dy futbollistët munguan për të dytën ditë me radhë në stërvitje. Sakaq trajneri ka punuar me formacionin që do të zbresë në fushë kundër Bjellorusisë të shtunën.

Kristjan Asllani dhe Klisman Cake sipas të gjitha gjasave do të jenë mungesa për kombëtaren shqiptare të shtunën kur kuqezinjtë të përballen me Bjellorusinë në Ligën e Kombeve. Si mesfushori ashtu edhe mbrojtësi, të enjten për të dytën ditë me radhë, munguan në strërvitje, duke ngritur jo pak shqetësim te trajneri Maran. Për Asllanin gjithsesi ka pak shpresa, pasi punoi i diferencuar si në fushë ashtu edhe në palestër, por do të shihet në vijim nëse stafi do vendosë ta rrezikojë, duke patur parasysh se janë 4 sfida. Klisman Cake ndërkohë po ndjek programin e rikuperimit nën kujdesin e stafit mjekësor të Kombëtares. Pas 4 ditësh përgatitje trajneri ka punuar duke marrë disa përgjigjje për formacionin. Ai pritet të zbresë në fushë me skemën 4-2-3-1, ndërsa enigmat nisin që në portë me rikthimin e Berishës. Ky i fundit ka më shumë gjasë ta nisë titullarë edhe pse Alen Sherri po pret momentin e tij në mungesë të Strakoshës. LEXO EDHE:Supersfida e debutuesve në Ligën e Kombeve, Holanda e Xavi-t barazon Gjermaninë e Kloop! Greqia përmbys Serbinë, merr kreun e grupit (VIDEO) Në mbrojtje pritet të jetë 4-shja e zakonshme me Hysajn, Ismajlin, Gjimshitin dhe Mitajn. Në mesfushë Ylber Ramadani dhe Julian Shehu, ndërsa 3-shja para pritet të përbëhet nga Arbër Hoxha, Ernest Muçi si numër 10 dhe Taulant Seferi. Maja e sulmit me shumë gjasë do ti takojë Rey Manajt. Shqipëri-Bjellorusi të shtunën në orën 20:45 në Air Albania është ndeshja e parë e kuqezinjve për sezonin e ri të Ligës së Kombeve, ndërsa 3 ditë më pas, më 29 shtator, kombëtarja do të luajë në transfertë kundër San Marinos. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: kombetarja shqiptare kristjan asllani Klisman Cake Rolando Maran Bjellorusia Liga e Kombeve Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

22 Shtator, 16:08

Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.6% Jo 42.2% Disi 11.2% Vota total: 3521 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?