Lajme Zone
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje/ Çifti mbetet i bllokuar në makinë, ndërhyjnë zjarrfikësit


Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit.

Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit.

Një automjet tip Benz në korsinë drejt Lushnjes është përplasur fillimisht me barrierën e betonit e më pas ka përfunduar duke goditur një mjet të parkuar në anë të rrugës.

Shkak dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Nga goditja e fortë janë lënduar dy bashkëshortë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga makina. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore por pas ekzaminimit paraprak drejtuesi i Benz-it është dërguar në spitalin e traumës për mjekim më të specializuar. Policia po dokumenton ngjarjen./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Aksidentfier