Lajme Zone
Sfida kundër Finlandës, trajneri i Kombëtares Maran: Të bën të luash keq! Hysaj: Nuk do të firmos në kampionatin shqiptar
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sfida kundër Finlandës, trajneri i Kombëtares Maran: Të bën të luash keq! Hysaj: Nuk do të firmos në kampionatin shqiptar

Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën ndeshjen e tretë në grupin e Ligës së Kombeve në transfertë kundër Finlandës.

Kombëtarja shqiptare luan të shtunën një prej ndeshjeve më të rëndësishme në grupin e Ligës së Kombeve, pasi përballet në transfertë me Finlanën. Ky rival është edhe kundërshtari i kuqezinjve për vendin e parë, që të ngjit një Ligë më sipër, por mbi të gjitha të jep mundësinë për prerë një biletë në fazën ‘play-off’ të Evropianit. Në prag të duelit trajneri Rolando Maran u pyet nëse ky kundërshtar është i ngjashëm me Bjellorusinë, që kuqezinjtë e mposhtën në Air Albania me rezultatin 2-0. Trajneri i kombëtares Rolando Maran Ndryshimi mes Bjellorusisë dhe Finlandës? LEXO EDHE:Sonte Francë-Itali, Zidan entuziasmon tifozët e Francës! L’Equipe: Banderola e mbështetje masive për trajnerin e ri “Janë dy skuadra që kanë sisteme të ndryshme loje, por janë shumë të organizuara. Finlanda është një skuadër e vështirë, bën të luajë keq kundërshtarin. Janë të ngjashëm në mënyrën se si rrinë në fushë, shumë të ngushtë, që i mohojnë shpejtësinë ekipit kundërshtar.” Pilo dhe Mitaj majtas? “Lojtarët duhet të vihen në shërbim të skuadrës me cilësitë e tyre, pres që lojtarët që hyjnë në fushë të vendosin cilësitë në shërbim të ekipit. Ne për të qenë një ekip konkurrues, duhet të shtyjmë shumë dhe të japim më shumë se 100%. E pres këtë nga të gjithë, kam fatin që kam djem me këto karakteristika e me përkushtim. Kur e kemi treguar këtë, kemi shfaqur më shumë cilësi sesa mendonim se kishim. Janë lojtarë që mund të kenë role të ndryshme, kanë karakteristika të ndryshme. Nuk mund të plotësojnë njëri-tjetrin duke luajtur bashkë, mund të alternohen, si aktualisht.” Kerjota u mor nga ju, por nuk ka qenë i gatshëm në dy ndeshjet e para? “Unë kam ftuar disa lojtarë më shumë për të kompletuar grupin, pasi ishin shumë ndeshje dhe doja t’i njihja. Ai nuk kishte mundësinë, apo nuk ishte momenti që ta rreshtoja, por bënte pjesë e një hyrje në këtë grup për ta njohur më mirë. Të shohim nëse krijohet mundësia, por ishte e parashikuar.” Hysaj thotë se grupi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve nuk është i thjeshtë, por vendi i parë nuk duhet të diskutohet. A ke ndarë përvojën me lojtarët e rinj që kanë ardhur në Kombëtare? “Kam ndarë përvojën me të rinjtë, por tani ka ndryshuar pak puna e gjeneratave. Duhet ti marrim ne të rinjtë, t’i përkasim dhe t;u japim një dorë për t’u rritur. Janë pak më të brishtë se në kohën tonë, por janë lojtarë me kualitet dhe s’kanë shumë nevojë për t’I ndihmuar. Jam i lumtur për këtë pjesë.” Objektivi në Ligën e Kombeve? “Kemi një skuadër shumë të fortë. Në fillim grupi rezervoi skuadra të forta me Finlandën dhe Bjellorusinë. Kanë gati të njëjtin nivel si ne. Ishte objektivi ynë që në fillim që të jemi të parët se ne jemi skuadër në evolucion. Duhet të kërkojmë më shumë nga secili prej nesh. Kemi edhe trajnerin e ri që po na jep një dorë të mirë, për të bërë një lojë më të mirë, me sulmuese. Jam shumë i kënaqur.” A je afër të gjeturit skuadrën e re? “Mua kombëtarja më ndihmoi, sepse po tregoj që jam akoma në formë. Besoj se do hapet ndonjë rrugë e re. Po buisedoj me disa skuadra, por ende s’a asgjë të re.” Kampionati shqiptar, a do luash aty? “Me gjithë respektin që ndjek kampionatin shqiptar, sepse jam stërvitur me Vllazninë, është kampionat i mirë, por besoj se nuk është ende momenti për t’u rikthyer në Shqipëri.” Finlandë-Bjellorusi do të luhet të shtunën në orën 15:00 në Helsinki, ndërsa në këtë duel kombëtarja vjen si vendi i parë në grup me 6 pikë, e ndjekur nga Finlanda e vendit të dytë me 4 pikë. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: Liga e Kombeve elseid hysaj Rolando Maran kombetarja shqiptare Finlanda Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.7% Jo 25% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2777 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?