Superdueli i ‘Stade de France’, mes ‘gjelave’ të Zinedine Zidan dhe Italisë ka prodhuar shumë emocione, por jo fitues. Vendasit, ashtu siç pritej, e nisën më kërkues duke qenë më të zhdërvjelltë në fazën e sulmit, por në disa raste mbrojtja e Italisë dhe në disa të tjera portieri Donnarumma e mbajtën portën të paprekur. Kjo deri në pjesën e dytë kur Michael Olise zhbllokoi shifrat, duke kaluar topin pas shpinës së portierit italian. LEXO edhe...Liga e Kombeve/ Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës Ky moment krijoi përshtypjen se do të thyente lehtësisht në vijim prapavijën italiane, por nuk ndodhi kështu. Madje krejt e kundërta. Bastoni përfitoi nga një vonesë e mbrojtjes së Francës duke realizuar për të dytën ndeshje me radhë. Më vonë goli i mbrojtësit të Interit do të vuloste përballjen e Ligës së Kombeve me shifrat 1-1. Për Francën gjërat u vështirësuan më së shumti në minutën e 85 kur Upamecano doli me karton të kuq. Gjithsesi pavarësisht kundërsulmeve rezulati mbeti i pandryshuar deri në fund. Të dy skuadrat ndanë pikët, ndërsa Italia pas fitores me Turqinë tregoi karakter. Për t’u evidentuar edhe fakti se kjo ishte ndeshja e parë e Zidan me kombëtaren në shtëpi, por që nuk u mbyll me fitore. Megjithatë pas 3 ndeshjeve të para Franca udhëheq grupin me 7 pikë, 1 më shumë se Belgjika që fitoi 3-0 kundër Turqisë dhe 3 më shumë se Italia e vendit të tretë. Turqia renditet e fundit me 0 pikë, duke demostruar një formë që lë për të dëshiruar në këtë Ligë Kombesh. Aq shumë sa trajneri Montella është në fijë të perit. Ne.k./ReportTv.al turqia Roberto Mancini Zinedine Zidane Liga e Kombeve Italia Franca Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.7% Jo 25.4% Jam i/e dyzyuar 5% Vota total: 3289 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

