Shqipëria është drejt mbylljes së një tjetër kapitulli të negociatave me BE-në, ç'ka tregon ecurinë pozitive të vendit tonë në këtë proces. Burime për Report tv bëjnë me dije se më 13 tetor do të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare me BE-Shqipëri për të mbyllur një nga 2 kapitujt, 20 ose 31-shi. LEXO edhe...VKM/ Qeveria miraton projektligjin për mbikëqyrjen e konglomerateve financiare, rregulla më të forta për bankat dhe shoqëritë e sigurimit Për të dy këta kapituj puna ka qënë drejt përfundimit, ndërkohë që mësohet se konferenca ndërqeveritare do të mbahet në Bruksel, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Kapitulli 31 është për “Politikën e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes”, ndërsa Kapitulli 20 është për "Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale". Shqipëria mbylli në korrik tre kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian, nga 33 në total. Vendi konsiderohet tashmë plotësisht i njësuar me standardet europiane për kapitullin 25 kërkimin shkencor, Kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën si dhe kapitullin 30, atë të marrëdhënieve me jashtë. Në Konferencën Ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, zyrtarët europianë vlerësuan ritmin e reformave, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një tjetër gur kilometrik. Me mbylljen e 3 kapitujve të parë në korrik, Shqipëria shënoi rekord në shpejtesinë e ecurise se negociatave dhe është drejt arritjes së objektivit për të mbyllur 10 kapitujt brenda këtij viti, si dhe të gjithë kapitujt brenda vitit 2027-të. R.Xh/ReportTv.al Hapja e negociatave negociatat me be konferenca nderqeveritare Bruksel edi rama BE integrimi ne be Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.7% Jo 25.4% Jam i/e dyzyuar 5% Vota total: 3289 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
