Rregullat shtrihen mbi importin, kultivimin, korrjen, tharjen, përpunimin, prodhimin, paketimin, magazinimin, transportin, eksportin, si dhe sekuestrimin, konfiskimin dhe asgjësimin e materialit... Qeveria ka përgatitur një kuadër të detajuar për mënyrën se si do të mbikëqyren subjektet që kultivojnë dhe përpunojnë Kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, duke vendosur kontroll përgjatë të gjithë zinxhirit, nga importi i farës deri te eksporti ose asgjësimi i produktit.
Projektvendimi i miratuar ditën e sotme përcakton se Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Kanabis-it do të jetë institucioni kryesor përgjegjës për mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e aktivitetit. Rregullat shtrihen mbi importin, kultivimin, korrjen, tharjen, përpunimin, prodhimin, paketimin, magazinimin, transportin, eksportin, si dhe sekuestrimin, konfiskimin dhe asgjësimin e materialit.
-Kamera 24/7, dronë dhe monitorim satelitor
Një nga elementet kryesore të parashikuara në dokument është mbikëqyrja në distancë. Agjencia do të ketë akses të pandërprerë, 24 orë në 7 ditë, në sistemet e monitorimit vizual CCTV të instaluara te subjektet.
Kontrolli mund të realizohet gjithashtu përmes sistemeve të telemetrisë, pajisjeve për matjen e kushteve mjedisore, alarmeve, sensorëve dhe platformave digjitale. Dokumenti parashikon edhe përdorimin e mjeteve ajrore pa pilot dhe platformave satelitore.
Pamjet dhe të dhënat e siguruara nëpërmjet këtij monitorimi do të dokumentohen dhe mund të përdoren si prova në procedura administrative, civile ose penale, sipas legjislacionit në fuqi. Nëse gjatë monitorimit konstatohet një paligjshmëri, incident kritik apo krijohet dyshim i arsyeshëm për shkelje, Agjencia duhet të marrë masa dhe, kur është e nevojshme, të njoftojë Policinë e Shtetit.
-Kontrolle rastësore
Inspektimet do të bazohen në një program vjetor dhe në analizën e riskut për secilin subjekt. Në përcaktimin e riskut do të merren në konsideratë historiku i kompanisë, shkeljet e mëparshme, raportimet periodike, incidentet kritike dhe informacionet e institucioneve të tjera.
Por kontrollet nuk do të kufizohen te programi vjetor. Inspektime jashtë programit mund të autorizohen kur ka indicie ose dyshime për shkelje, kur të dhënat elektronike nuk përputhen me gjendjen faktike, kur mungojnë raportimet apo kur konstatohen probleme me sistemet e sigurisë dhe gjurmueshmërisë.
Subjektet kanë detyrimin t'u japin inspektorëve akses në ambientet, pajisjet, materialet, automjetet, dokumentacionin dhe sistemet elektronike. Në rast pengimi, Agjencia mund të kërkojë mbështetjen e Policisë së Shtetit për të realizuar kontrollin.
-Çdo bimë dhe çdo lëvizje në sistemin e gjurmimit
Rregullat synojnë që materiali të jetë i gjurmueshëm gjatë gjithë ciklit. Agjencia do të kontrollojë shënjimin dhe identifikimin e farërave, fidanëve, kloneve, bimëve mëmë dhe bimëve në kultivim, por edhe të nënprodukteve, produkteve përfundimtare dhe ngarkesave.
Çdo lëvizje, transferim, dorëzim për analizë, ndryshim i vendit të ruajtjes apo veprim tjetër mbi materialin duhet të regjistrohet në zinxhirin e gjurmueshmërisë.
Edhe gjatë kultivimit, Agjencia duhet të verifikojë që bimët të rriten vetëm në sipërfaqet e miratuara dhe të kontrollojë përputhjen e gjendjes në terren me informacionin e regjistruar në sistem.
-Korrja duhet të njoftohet 15 ditë përpara
Kompanitë duhet të njoftojnë Agjencinë për datën e planifikuar të korrjes jo më vonë se 15 ditë përpara fillimit të saj.
Pas korrjes, sasia e materialit dhe formimi i lotit duhet të regjistrohen menjëherë. Një lot nuk mund të kalojë më tej në tharje, përpunim, prodhim, shitje apo eksport pa u regjistruar dhe, kur kërkohet, pa iu nënshtruar analizave dhe verifikimeve përkatëse.
Rregulla të veçanta vendosen edhe për magazinimin. Materialet në karantinë, produktet përfundimtare, mbetjet, materialet e dëmtuara dhe ato të destinuara për asgjësim duhet të mbahen të ndara dhe të identifikuara.
-Mbi 0.8% THC, loti në karantinë
Për Kanabis-in industrial, projektvendimi përcakton se një lot konsiderohet jokonform kur niveli total i THC-së, i vlerësuar së bashku me kufirin e sipërm të pasigurisë së matjes, tejkalon kufirin maksimal prej 0.8% të përcaktuar nga ligji.
Në këtë rast, loti ose parcela mbetet në karantinë dhe nuk mund të hidhet në qarkullim, të shitet, eksportohet apo të kalojë në një fazë tjetër pa përfunduar procedurat përkatëse.
Kompania ka të drejtë të kërkojë ritestim brenda dy ditëve pune nga njoftimi i rezultatit. Agjencia duhet të vendosë brenda pesë ditëve pune nëse e pranon ose jo kërkesën. Nëse ritestimi nuk konfirmon analizën fillestare, mostra analizohet nga një laborator i dytë i miratuar dhe rezultati i tij konsiderohet përfundimtar për këtë procedurë. Kostot e testimit dhe ritestimit i mbulon subjekti.
-Transporti vetëm me mjete të mbyllura dhe të sigurta
Edhe transporti i kanabisi-it do t'i nënshtrohet mbikëqyrjes. Materiali duhet të transportohet vetëm me mjete të përshtatshme, të mbyllura dhe të sigurta, në mënyrë që të mos jetë i dukshëm ose i identifikueshëm nga jashtë.
Përpara lëvizjes, subjekti duhet të deklarojë të dhëna për lotin dhe sasinë, itinerarin, datën dhe orën e nisjes, automjetin, personelin shoqërues dhe destinacionin.
Çdo devijim nga itinerari, ndërprerje e pajustifikuar, mungesë dokumentacioni apo cenim i masave të sigurisë duhet të dokumentohet. Policia e Shtetit parashikohet të bashkëpunojë me Agjencinë për sigurinë gjatë transportit.
-Sekuestrim dhe konfiskim për materialin e paligjshëm
Kur gjatë kontrollit lind nevoja për ruajtjen e provave ose parandalimin e lëvizjes, përpunimit apo zhdukjes së materialit, punonjësit e Agjencisë mund të vendosin masën e përkohshme të sekuestrimit.
Nëse pas verifikimeve plotësohen kushtet ligjore për konfiskim, Agjencia i paraqet ministrit përgjegjës për shëndetësinë propozimin përkatës. Dokumenti veçon rastet kur materiali kultivohet, përpunohet, qarkullon ose mbahet nga subjekte të palicencuara, si dhe rastet kur nuk është i shënjuar ose i gjurmueshëm.
Asgjësimi mund të kryhet vetëm nga subjekte ose struktura të autorizuara dhe duhet të dokumentohet deri në mbylljen përfundimtare të materialit në sistemin e gjurmueshmërisë.
Për mospërmbushjet që nuk klasifikohen si kundërvajtje administrative, kompanisë i caktohet një afat për korrigjimin e problemeve, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 30 ditë. Më pas Agjencia kryen rikontroll dhe, nëse detyrat nuk janë zbatuar, vijon me masat administrative të parashikuara nga ligji.
Dokumenti parashikon se për zbatimin e vendimit ngarkohen ministritë përgjegjëse për shëndetësinë, bujqësinë dhe rendin e sigurinë, Policia e Shtetit, administrata doganore, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Kanabis-it dhe institucionet e tjera të përfshira./Pamfletikanabisi rregullat rama Dokumenta bashkëngjitur Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protestuesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin në rrugët e Tiranës 2 Tetor 2026, 20:3520:35Aktualitet "Na kanë shkelur mbi 30 vjet", protestuesja: Skandalet s’kanë fund me Ramën, diaspora të na bashkohet 2 Tetor 2026, 20:0820:08Aktualitet Kampet në Shqipëri rrisin faturën, riatdhesimet bien; shifrat godasin planin e Melonit 2 Tetor 2026, 19:4019:40Aktualitet Zjarr i madh në Belsh, flakët përfshijnë ullishtet dhe rrezikojnë banesat 2 Tetor 2026, 19:3819:38Aktualitet 125 ditë në protestë, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë; kërkohet largimi i Ramës 2 Tetor 2026, 19:1719:17Aktualitet Pritja e ambasadorit Eric Wendt në Tiranë, 130 të ftuar; mungon Berisha dhe Balla 2 Tetor 2026, 18:3218:32Aktualitet

