Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes


Me vendim të GJKKO, SPAK ka ushtruar këtë të premte kontrolle në shtëpinë e biznesmenit  shqiptaro-amerikan- izraelit Ron Yeffet. Kontrollet janë ushtruar edhe në Ministrin e Mbrojtjes dhe në kompaninë KAYO, ku janë sekuestruar një sërë dokumentesh. Kjo lëvizje e SPAK vjen menjëherë pas denoncimeve mediatike të ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

TIRANË- Prokuroria e Posaçme po zgjeron hetimet për të vërtetuar qëndrojnë apo jo denoncimet e bëra pak javë më parë nga ish zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, i cili aludonte për trafik armësh dhe afere të tjera të biznesmenit izraelit, Ron Yeffet, me kompaninë publike KAYO. Me vendim të GJKKO, agjentë të BKH-së kanë zbarkuar këtë të premte paradite në fshatin Pëllumbas, vetëm 20 kilometra larg Tiranës, ku biznesmeni izraelit, me pasaportë shqiptare dhe amerikane, posedon një vilë. Për Ron Yeffet, GJKKO ka miratuar po ashtu kërkesën e SPAK, për kontroll personal të biznesmenit, çka do të thotë për sekuestro edhe të celularëve të tij, ose sende të tjera elektronike. Deri në këto momente nuk ka konfirmuar nëse Yeffet ka qenë në banesë gjatë kontrolleve. LEXO EDHE:Ilir Beqaj: Mbi pretendimin e dobësimit të hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsionit Kontrolle janë kryer edhe në disa ambiente të tjera, si edhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku siç sqarojnë burimet janë sekuestruar një sërë dokumentesh. Ministria e Mbrojtjes është 100% pronare e kompanisë KAYO, e cila së bashku me biznesmenin Ron Yeffet dhe Arjeta Pucën ka krijuar disa kompani të përbashkëta për prodhim makinash, municioni e armësh në funksion të ushtrisë shqiptare. Edhe kompania TIMAK është pjesë e hetimit intensiv që po kryen SPAK. Në audiopërgjimet e publikuara nga Ahmetaj, ai pretendon se në qendër të bisedave është biznesmeni izraelito-amerikan Ron Yeffet dhe dy persona të identifikuar vetëm si Igor dhe Sergei. Sipas ish-zv. kryeministrit, bisedat lidhen me një skemë të dyshuar për trafik armësh dhe municionesh përmes Shqipërisë, ku përmenden edhe KAYO dhe TIMAK. Komunikimi i bërë publik nga ish zëvendësministri prek disa tema, që nga krijimi i një kompanie të përbashkët me aksioner 20 përqind shtetin, për një projekt energjetik në Delvinë, te një skemë e ngjashme për gazin në Vlorë, ku partnerët ukrainas do të duhet të krijojnë një kompani mbulesë në Shtetet e Bashkuara, deri te biseda që lënë të kuptosh për një trafik të mundshëm armësh e municionesh të prodhuara në Afrikë e që sipas një fraze në audio-përgjim, paketimi do të bëhej në Shqipëri. Po ndërsa SPAK ushtronte kontrolle në lidhje me këto akuza të Ahmetajt, po këtë të premte në Ministrinë e Mbrojtjes mbërriti për një takim me Nufin ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Eric Wendt, një ish ushtarak karrierë dhe gjeneral i NATO-s. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:55 SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet, Bardhi: Mazhoranca po pengon ngritjen e Komisionit Hetimor për 'Kayo' dhe shqyrtimin e çështjes në Kuvend Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara me urdhër të SPAK në vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikan-izraelit Ron Yeffet në Pëllumbas, pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes kompanisë 'Kayo'. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka shkruar se mazhoranca po shmang diskutimin e çështjes, pasi sipas tij, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 17 shtator 2026, shumica parlamentare nuk dha dakordësinë për kërkesën e opozitës, për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë shtetërore “KAYO”.Bardhi kujton gjithashtu se afati ligjor për shqyrtimin në Kuvend të çështjes përfn më 5 tetor 2026, por sipas tij, PS nuk është e gatshme që ta bëjë këtë diskutim të hënën. Kjo shmangie nga diskutimi, sipas Bardhit vjen pasi është bërë publike se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe kompani në kuadër të hetimeve penale lidhur me kompaninë “KAYO” sh.a., dhe mazhoranca sipas tij duhet t’i shmanget kesaj teme gjatë këtyre ditëve.Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së e cilëson këtë veprim si shkelje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese ndaj opozitës. Bardhi i kërkon Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, të garantojë funksionimin e rregullt të institucionit dhe të drejtat e pakicës parlamentare.Reagimi i Bardhit:Për më shumë se tre javë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për verifikimin e veprimtarisë së kompanisë shtetërore “KAYO”. Mazhoranca nuk dha dakordësinë për ngritjen e këtij Komisioni në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 17 shtator 2026. Ligji përcakton se, pas shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve, çështja duhet të kalojë për diskutim në seancë plenare jo më vonë se 15 ditë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos, me dakordësinë e Niko Peleshit, që kjo çështje të shqyrtohej në seancë plenare më 5 tetor 2026 — pikërisht ditën e fundit të afatit.Por edhe këtu, mazhoranca zgjedh ta shtyjë diskutimin, në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme. Kjo për shkak se, është bërë publike se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe kompani në kuadër të hetimeve penale lidhur me kompaninë “KAYO” sh.a., dhe Kuvendi duhet t’I shmanget kesaj teme këtë të hënë. Në fakt, në këtë moment, kur transparenca parlamentare do të duhej të ishte më e madhe se kurrë, Kryetari i Kuvendit zgjedh të shmangë një çështje me rëndësi publike dhe, të mos respektojë detyrimet ligjore që lidhen me shqyrtimin e kërkesës për Komision Hetimor.Kur Kryetari i Kuvendit zgjedh që, përballë një çështjeje me interes të lartë publik, të mos zbatojë detyrimet që burojnë nga ligji, lind një pyetje themelore: si garantohet funksionimi demokratik i institucioneve? Kur në Kuvendin e Shqipërisë injorohen të drejtat kushtetuese të pakicës parlamentare, lind një tjetër pyetje: cili është realisht roli i opozitës në Parlament? Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj me forcë shkeljen e ligjit nga Kryetari i Kuvendit dhe i kërkoj të zbatojë ligjin dhe të garantojë të drejtat kushtetuese të opozitës.Kryetari i Kuvendit nuk duhet të jetë zbatues i vullneteve politike të mazhorancës, por garant i funksionimit të rregullt të institucionit që drejton. Niko Peleshi, duhet të dijë, që nga përgjegjësia personale e shpëton respekti ndaj ligjit, dhe jo zbatimi i urdhrave të verbër të Taulant Ballës apo Edi Ramës, për kalkulime ditore politike. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 14:00 Kontrollet te Ron Yeffet pas audiopërgjimeve për trafik armësh, PD: Të hetohet deri në fund e gjithë skema, shefi i aferës është Rama Deputeti i PD-së Klevis Balliu reagoi pas kontrolleve të SPAK në vilën e biznesmenit Ron Yeffet pas audiopërgjimeve për trafik armësh. Balliu akuzoi Ramën si “përgjegjësin kryesor” të skemës së pretenduar dhe tha se SPAK duhet ta hetojë çështjen deri në fund.“SPAK ka zbarkuar te shoku i Edi Ramës, Ron Yeffet, i cili, në bashkëpunim me qeverinë, po vjedh miliona euro nga qytetarët. Por SPAK duhet të fillojë të shkojë te shefi i këtyre aferave. SPAK duhet të kontrollojë banesën e shefit të Ron Yeffet, Edi Ramës. Sepse çështja nuk është të ndërrojmë një Ron Yeffet me një Ron Yeffet tjetër. Çështja është të shkojmë te përgjegjësi kryesor dhe të hetojmë deri në fund të gjithë skemën”, shkroi Klevis Balliu. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: kayo spak ministria e mbrojtjes Ron Yeffet Ermal Nufi timak arben ahmetaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.9 / 5 (9 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Gjimo: 02/10/2026 14:58 Fajin e ka saliu ai esht pergjegjes Përgjigju Gerdeci: 02/10/2026 14:36 Ia vuri vulen budallalleku i perhershem i PD. Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 02/10/2026 16:05 Kerko tare kerko se qenin e ngordhur ke per te gjetur .o spak po i nxirni bojen vetes tuaj qe mereni me ahmetajn qe eshte nje hajdut ordiner po te kishte te drejte do te qendronte ne Shqiperi dhe do te perballej me gjyqin nuk do te largohej si frikacak . Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.4% Jam i/e dyzyuar 5% Vota total: 3288 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?