Superdueli i ‘Stade de France’, mes ‘gjelave’ të Zinedine Zidan dhe Italisë ka prodhuar shumë emocione, por jo fitues. Vendasit, ashtu siç pritej, e nisën më kërkues duke qenë më të zhdërvjelltë në fazën e sulmit, por në disa raste mbrojtja e Italisë dhe në disa të tjera portieri Donnarumma e mbajtën portën të paprekur. Kjo deri në pjesën e dytë kur Michael Olise zhbllokoi shifrat, duke kaluar topin pas shpinës së portierit italian. Ky moment krijoi përshtypjen se do të thyente lehtësisht në vijim prapavijën italiane, por nuk ndodhi kështu. Madje krejt e kundërta. Bastoni përfitoi nga një vonesë e mbrojtjes së Francës duke realizuar për të dytën ndeshje me radhë. Më vonë goli i mbrojtësit të Interit do të vuloste përballjen e Ligës së Kombeve me shifrat 1-1. LEXO EDHE:Liga e Kombeve/ Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës Për Francën gjërat u vështirësuan më së shumti në minutën e 85 kur Upamecano doli me karton të kuq. Gjithsesi pavarësisht kundërsulmeve rezulati mbeti i pandryshuar deri në fund. Të dy skuadrat ndanë pikët, ndërsa Italia pas fitores me Turqinë tregoi karakter. Për t’u evidentuar edhe fakti se kjo ishte ndeshja e parë e Zidan me kombëtaren në shtëpi, por që nuk u mbyll me fitore. Megjithatë pas 3 ndeshjeve të para Franca udhëheq grupin me 7 pikë, 1 më shumë se Belgjika që fitoi 3-0 kundër Turqisë dhe 3 më shumë se Italia e vendit të tretë. Turqia renditet e fundit me 0 pikë, duke demostruar një formë që lë për të dëshiruar në këtë Ligë Kombesh. Aq shumë sa trajneri Montella është në fijë të perit. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: turqia Roberto Mancini Zinedine Zidane Liga e Kombeve Italia Franca Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.7% Jo 25.4% Jam i/e dyzyuar 5% Vota total: 3289 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

