Lajme Zone
Pas protestave për ish-krerët e UÇK-së, qeveria e Kurtit vendos t'i japë Kuvendit të Kosovës vlerësimin për ndryshimin e ligjit për Specialen
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pas protestave për ish-krerët e UÇK-së, qeveria e Kurtit vendos t'i japë Kuvendit të Kosovës vlerësimin për ndryshimin e ligjit për Specialen

Qeveria e Kosovës ka çuar në Kuvend përgjigjet lidhur me kërkesën e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshime të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Qeveria e Kosovës ka çuar në Kuvend përgjigjet lidhur me kërkesën e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshime të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në një njoftim për media është bërë e ditur se vendimi u mor në një mbledhje elektronike të premten. Përgjigja e Qeverisë përfshin “opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”, thuhet në njoftim. LEXO EDHE:Prishtinë, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Drejtësisë: Donikë, procedo ligjin për Specialen! Hidhen mjete piroteknike, policia formon kordon (VIDEO) Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar ndryshimet ligjore, pas verdiktit dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me anë të ndryshimeve ligjore në PDK synojnë që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. Ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë. Më 16 shtator, Specialja dënoi nën akuzat për krime lufte me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin. Pas kësaj, ka pasur protesta të vazhdueshme në Kosovë. E vendimi i Gjykatës Kushtetuese që presidenti të zgjidhet deri më 6 tetor, çoi në rritje të kërkesave që ndryshimet ligjore të bëhen para kësaj date. PDK-ja ka përsëritur në vazhdimësi se në rast të ndryshimeve ligjore, atëherë hapet mundësia e diskutimit për president. Të premten, pas takimit që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e pati me kryeministrin dhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Hamza tha se s’ka dakordim, si dhe përsëriti kërkesën që çështja për Specialen të trajtohet para asaj të presidentit./Koha Xh.K/U.D/Shqiptarja.com TAG: Gjyqi ndaj UCK ne Hage kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.4% Jam i/e dyzyuar 5% Vota total: 3288 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?