Lajme Zone
Sezoni turistik/ Shifra rekord, mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri gjatë fundjavës
EkonomiReport TV

Sezoni turistik/ Shifra rekord, mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri gjatë fundjavës

Një tjetër shifër rekord e lëvizjeve gjatë sezonit turistik veror është regjistruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në fundjavën e parë të muajit gusht, periudhë që pritet të shënojë numrin më të lartë të pushuesve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Emigracionin, gjatë datave 1-2 gusht 2026, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë ka

Një tjetër shifër rekord e lëvizjeve gjatë sezonit turistik veror është regjistruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në fundjavën e parë të muajit gusht, periudhë që pritet të shënojë numrin më të lartë të pushuesve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Emigracionin, gjatë datave 1-2 gusht 2026, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 18.329 automjete dhe 50.463 shtetas të Kosovës. LEXO edhe...Kosovë/ Kurti: Ka vullnet dhe gatishmëri për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive Ndërkohë, fluks i lartë është regjistruar edhe në dalje nga Shqipëria drejt Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë. Dy autostradat që lidhin Shqipërinë me Kosovën kanë qenë të ngarkuara nga qarkullimi i automjeteve, por edhe nga ‘karvanët’ e dasmave, me mjete të zbukuruara me flamurin kuqezi dhe elementë të tjerë dekorativë, të cilat udhëtojnë për të marrë nuse si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Megjithëse qarkullimi mbetet i lartë, fluksi po përballohet pa krijuar pritje të gjata në kufi, falë marrëveshjes për kalimin pa kontrolle mes dy vendeve, e cila do të mbetet në fuqi deri në fund të muajit shtator. R.Xh/ReportTv.al shqiperi kosove turiste Kukes sezoni turistik Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 2897 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?