Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kontrolle në Tiranë dhe Krujë, 2 të arrestuar e 16 persona të shoqëruar, sekuestrohet edhe një makinë luksoze (VIDEO)


Kontrollet u shtrinë në akset kryesore të Tiranës, si edhe në Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, personave në kërkim dhe mjeteve që qarkullonin në kundërshtim me ligjin.

Kontrolle të befasishme të Policisë në Tiranë dhe Krujë gjatë kësaj fundjave kanë çuar në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e kokainës, një shufre metalike dhe një automjeti luksoz. Gjatë aksionit u kontrolluan 87 automjete dhe u hoqën 34 xhama të errësuar që ishin jashtë normave të lejuara. Aksioni u zhvillua nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë Rrugore. Kontrollet u shtrinë në akset kryesore të Tiranës, si edhe në Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, personave në kërkim dhe mjeteve që qarkullonin në kundërshtim me ligjin. LEXO edhe...Policia 'skanon' rrugët e Tiranës, mbi 12 mijë shkelje gjatë javës së fundit, 1 562 shoferë gjobiten për përdorim celulari dhe mos vendosje të rripit të sigurimit (VIDEO) Sipas Policisë, gjatë kontrolleve u verifikuan 118 shtetas dhe u shoqëruan për verifikime të mëtejshme 16 persona, si edhe 12 automjete. Njëri prej të arrestuarve u kap me një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, ndërsa tjetri mbante me vete një armë të ftohtë, konkretisht një shufër metalike, e cila u sekuestrua. Po ashtu, Policia shoqëroi një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa sekuestroi automjetin luksoz që ai përdorte. Gjatë aksionit u konstatuan dhe u hoqën 34 xhama të errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor dhe ndaj drejtuesve të mjeteve u vendosën masa administrative. Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si edhe për rritjen e sigurisë publike. Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë "Vijojnë kontrollet intensive në terren për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë. Kontrolle edhe në rrethin e Krujës. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz. Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe të mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet. Në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël. Si rezultat i kontrolleve: * janë kontrolluar dhe verifikuar 87 automjete; * janë verifikuar 118 shtetas; * janë konstatuar dhe hequr 34 xhama të errësuar, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, si dhe janë vendosur masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve që qarkullonin me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin; * janë shoqëruar 12 automjete dhe 16 shtetas për verifikime të mëtejshme; * është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë; * është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (shufër metalike); * është shoqëruar një shtetas, pasi kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", ndërsa u sekuestrua automjeti luksoz që përdorte. Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe rritjen e sigurisë për qytetarët. U.D/E.H/ReportTv.al bubq nikel fushe kruje krujë Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 2977 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?