Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Policia 'skanon' rrugët e Tiranës, mbi 12 mijë shkelje gjatë javës së fundit, 1 562 shoferë gjobiten për përdorim celulari dhe mos vendosje të rripit të sigurimit (VIDEO)


Mbi 12 mijë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë evidentuar në Tiranë gjatë javës së fundit, ndërsa më shumë se 1 500 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë dhënies së makinës, mosvendosje të rripit të sigurimit ose lëvizje me motomjet pa kaskë mbrojtëse. Sipas bilancit të Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të zhvilluara në akset lidhëse dhe në rrug

Mbi 12 mijë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë evidentuar në Tiranë gjatë javës së fundit, ndërsa më shumë se 1 500 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë dhënies së makinës, mosvendosje të rripit të sigurimit ose lëvizje me motomjet pa kaskë mbrojtëse. Sipas bilancit të Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të zhvilluara në akset lidhëse dhe në rrugët me qarkullim të lartë janë konstatuar 12 505 shkelje të Kodit Rrugor. Po ashtu, janë evidentuar 24 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave janë arrestuar ose proceduar penalisht. LEXO edhe...Dhërmi/ 12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues (VIDEO) Gjatë javës janë vendosur 1 562 gjoba për drejtues që përdornin celularin në timon, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit ose lëviznin me motomjet pa kaskë mbrojtëse. Policia ka vendosur gjithashtu 74 gjoba për mospozicionim të rregullt në karrexhatë, ndërsa 12 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi u konstatuan duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit. Në kuadër të kontrolleve janë larguar me karrotrec edhe 31 automjete të ndaluara ose të parkuara në kundërshtim me parashikimet e Kodit Rrugor. Policia Rrugore apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit, të vendosin rripin e sigurimit, të mbajnë kaskën mbrojtëse në motomjete dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi. U.D/E.H/ReportTv.al policia e tiranes Tirane gjoba Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 2977 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?