Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar me gjobë pronarin e një mjeti lundrues tip Jet Ski, pasi ia kishte dhënë për përdorim një të mituri 12-vjeçar në zonën e plazhit të Dhërmiut. Sipas njoftimit të Policisë, pas ndalimit, u konstatua se përveçse drejtohej nga një i mitur, mjeti lundrues nuk kishte në bord dokumentacionin e nevojshëm. LEXO edhe...Policia 'skanon' rrugët e Tiranës, mbi 12 mijë shkelje gjatë javës së fundit, 1 562 shoferë gjobiten për përdorim celulari dhe mos vendosje të rripit të sigurimit (VIDEO) Për këto shkelje, pronari i mjetit, shtetasi me iniciale M. Xh., u ndëshkua me masë administrative prej 10 mijë lekësh të rinj, ndërsa Jet Ski u bllokua nga Policia. Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me synim garantimin e sigurisë në det, parandalimin e shkeljeve të perimetrit të sigurisë dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. Njoftimi i Policisë: Dhërmi-I kishte dhënë një 12-vjeçari mjetin lundrues Jet Ski, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndëshkojnë me 10 000 lekë të rinj pronarin e mjetit. Bllokohet edhe mjeti lundrues. Në vijim të kontrolleve intensive për garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirat detare, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare, përballë plazhit të Dhërmiut, konstatuan një mjet lundrues tip Jet Ski, në drejtimin e të cilit ndodhej një shtetas 12-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndaluan mjetin lundrues dhe, gjatë verifikimeve, rezultoi se drejtuesi ishte 12 vjeç, ndërsa mjeti nuk dispononte në bord dokumentacionin e detyrueshëm. Për këto shkelje, pronari i mjetit lundrues, shtetasi M. Xh., u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues. Policia Kufitare apelon për qytetarët dhe subjektet që japin me qira mjete lundruese të mos ua besojnë në asnjë rast këto mjete të miturve ose personave që nuk plotësojnë kushtet ligjore për drejtimin e tyre. Drejtimi i mjeteve lundruese nga të miturit rrezikon jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e pushuesve dhe përdoruesve të tjerë të hapësirave detare. Policia Kufitare vijon kontrollet e pandërprera në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë në det, parandalimin e shkeljeve të perimetrit të sigurisë dhe zbatimin me përpikëri të rregullave të lundrimit. R.Xh/E.H/ReportTv.al gjoba mjet lundrues Vlore Dhermi Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 2977 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
