Lajme Zone
Sezoni i ri futbollistik/ Zbulohet ndarja e skuadrave të Kategorisë së Dytë
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sezoni i ri futbollistik/ Zbulohet ndarja e skuadrave të Kategorisë së Dytë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar sot ndarjen e skuadrave pjesëmarrëse në Grupin A dhe Grupin B të Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2026/27. Mësohet se propozimi për përbërjen e dy grupeve u hartua nga Departamenti i Garave, pas konsultimeve me Komisionin e Ligave dhe Garave dhe u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Grupi A: Lushnja, Shiroka, Erzeni

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar sot ndarjen e skuadrave pjesëmarrëse në Grupin A dhe Grupin B të Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2026/27.

Mësohet se propozimi për përbërjen e dy grupeve u hartua nga Departamenti i Garave, pas konsultimeve me Komisionin e Ligave dhe Garave dhe u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.

Grupi A: Lushnja, Shiroka, Erzeni, Tërbuni, Luzi 2008, Veleçiku, Naftëtari, Gramshi, Basania, Vllaznia B, Partizani B, Eagle Football

Grupi B: AF Luftëtari, Apolonia, Butrinti, Bylis B, Maliqi, Tomori, Devolli, Delvina, Këlcyra, Albpetrol, Memaliaj

Në edicionin e ri të Kategorisë së Dytë do të marrin pjesë 23 skuadra, të ndara në dy grupe. Grupi A do të përbëhet nga 12 ekipe, ndërsa Grupi B nga 11 ekipe. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.