Këtë të enjte kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor në Shqipëri. Këto rregulla nisin të zbaton që sot, pas botimit në Fletoren Zyrtare më datë 22 korrik, që parashikonte një afat 15 ditor për hyrjen e tyre në fuqi.
Ndër rregullat përshihet:
Heqje e përhershme e patentës për drejtuesit që kapen në mënyrë të përsëritur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Ndalim i përdorimit të telefonit në dorë jo vetëm për shoferët e automjeteve, por edhe për drejtuesit e biçikletave, motomjeteve dhe monopatinave elektrike.
Rregulla të posaçme për shoferët e rinj gjatë dy viteve të para të drejtimit: tolerancë zero ndaj alkoolit, kufizime të shpejtësisë dhe kufizime të qarkullimit gjatë orëve të natës.
Dyfishim i gjobave për sjellje agresive në trafik, manovra të rrezikshme dhe ndërrim korsie pa sinjalizim.
Personat e kapur duke drejtuar mjetin pa patentë nuk do të kenë të drejtë të regjistrohen në autoshkollë për një periudhë prej një viti./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

