10-vjeçari Arsi, i diagnostikuar me limfomë Hodgkin në stadin IV, ka përfunduar me sukses fazën e radioterapisë së konsolidimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se trajtimi i vogëlushit në Spitalin Onkologjik në Tiranë u realizua me akseleratorin e tretë linear, në funksion që prej muajit maj 2026, ndërsa së shpejti shërbimit do t’i shtohen edhe akseleratori i katërt linear dhe brakiterapia, duke rritur më tej kapacitetet e trajtimit onkologjik në vend. LEXO edhe...Zgjerohet trajtimi i kimioterapisë, së shpejti 9 njësi të reja rajonale në Shqipëri Ministrja Evis Sala theksoi se rasti i Arsit është një dëshmi konkrete e funksionimit të Institutit Kombëtar të Tumoreve, përmes koordinimit të strukturave dhe ekipeve të specializuara, nga onkohematologjia pediatrike dhe imazheria, te radioterapia dhe shërbimet e tjera mbështetëse, duke garantuar një qasje të integruar dhe multidisiplinare në trajtimin e pacientëve. Ajo nënvizoi gjithashtu zgjerimin e aksesit në trajtimin onkologjik përmes funksionimit të pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale, një reformë që po afron shërbimin pranë pacientëve dhe lehtëson aksesin në trajtim, pa qenë e nevojshme që ata të udhëtojnë drejt Tiranës. P.J/ReportTv.al ministria e shendetesise tumor radioterapia Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.6% Jo 59.3% Nuk e di 5.1% Vota total: 1643 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

