Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, përmes së cilës e njofton për revokimin e mbështetjes së saj ndaj kandidaturës së Gianni Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar në postin e Presidentit të FIFA-s.
Siç bëhet me dije përmes një letre të firmosur presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksohet se, pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e dhënë më parë për kandidaturën Infantinos.
Vendimi është marrë pas zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar dhe qëndrimeve të shprehura nga federatat europiane lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

