DURRËS- Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën gjatë punës në kantier në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen numër 4. Punëtori i ndërtimit, rreth 40 vjeç, ka humbur ndjenjat ndërsa punonte. Ai është dërguar në spital, por ndonëse mori ndihmë mjekësore nuk mbijetoi dot. LEXO edhe...Kruja kujton Abaz Kupin në 134-vjetorin e lindjes, ceremoni pranë banesës së tij historike (VIDEO) “Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi. Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën”, njofton policia. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. SI.E./E.H/ReportTv.al Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.6% Jo 59.4% Nuk e di 5% Vota total: 1612 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

