Një 40-vjeçar, Euglent Lamçe ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. 40-vjeçari humbi ndjenjat gjatë punës në një kanier ndërtimi. Më pas ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.
Ndërkohë po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Top Channel

