Në Serbi shpallja e rezultateve paraprake të zgjedhjeve konfirmoi fitoren e Listës studentore me 141 mandate në parlament. Megjithatë grupimi fitues I zgjedhjeve nuk ka dhënë ende sinjale të qarta për përbërjen e qeverisë së re, ndërsa vendi është përfshirë në një klimë të tensionuar. Militantë kundër qeverisë së kaluar hynë me forcë në një nga redaksitë e televizioneve private në Beograd. Vuçiç kërkon që sulmet e pamenduara të ndalen. LEXO edhe...Thoma Gëllçi: Vuçiçi i humbi zgjedhjet, por jo nga mungesa e policëve Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Serbisë shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 26 tetor, duke llogaritur Listën studentore si fituese të 141 mandateve. Mijëra mbështetës të listës studentore mbushën sheshin Slavija në Beograd për të festuar rrëzimin e klasës së vjetër politike. Por në anën tjetër lista studentore nuk po jep ende sinjale të qarta për formën dhe përbërjen e kabinetit të ardhshëm qeverisës. Deri më tani, ka pak të dhëna se si do të qeverisë në të vërtetë lëvizja fituese, e cila është ndërtuar mbi parimin e vendimmarrjes kolektive. Në radhët e kandidatëve të saj kishte akademikë, aktorë dhe fermerë, si dhe studentë, por lëvizja funksionon qëllimisht pa një lider dhe pa hierarki, ndaj mbetet e paqartë se kë do të emërojë si kryeministër dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Gazeta Danas raportoi përpara ditës së zgjedhjeve se diskutimet për këtë kanë nisur por pa detaje konkrete. Ndërkohë fitorja e listës studentore ka sjellë një klimë tensionesh në atë që duket një shfryrje inati ndaj atyre që shihen si mbështetës të qeverisë së kaluar. Tensionet e larta në Beograd pas fitores së partisë së studentëve në zgjedhje u vunë re teksa dhjetëra protestues hynë me forcë në selinë e TV Informer, një televizion haptazi proqeveritar dhe i afërt me ish presidentin Aleksandar Vuçiç. Brenda redaksisë, protestuesit kundërshtuan ashpër gazetarët dhe drejtuesit e televizionit, duke u kërkuar atyre që t’i kërkojnë falje popullit serb për gënjeshtrat që kanë përhapur. Televizioni e pezulloi përkohësisht transmetimin, ndërsa shfaqi pamjet e tensionuara të përplasjes. Një tjetër episod që tërhoqi vëmendjen pasditen e së hënës ishte ai në një edicion informativ në TV shtetëror të Vojvodinës. “Për vite me radhë i kemi raportuar ngjarjet në mënyrë të njëanshme. Për këtë, u kemi borxh shikuesve tanë një kërkimfalje”, tha prezantuesi i lajmeve, Goran Eror. Pas episodit , kryeredaktori në detyrë i RTV-së, Nenad Čačić, dha dorëheqjen. Ish presidenti Vuçiç I cili pranoi humbjen e zgjedhjeve të dielën reagoi për tensionet e raportuara pas daljes së rezutlateve zgjedhore. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet e tij sociale ai kërkoi ndaljen e atyre që I cilësoi sulme të pamenduara. U.D/ReportTv.al serbi zgjedhjet ne serbi beograd Lista Studentore Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.6% Jo 21.5% Nuk e di 2.9% Vota total: 2247 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
