Mbi 41 kilogramë kokainë me vlerë rreth 2 milionë euro është sekuestruar në Portin e Durrësit, të fshehura në një kontejner me mish pule të ardhur nga Brazili. Droga ishte ndarë në 37 pako dhe ishte fshehur në kapakët e jashtëm të kontejnerit. Njoftimi i plotë LEXO edhe...U kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali! Në banesë i gjenden edhe arsenal armësh Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”, sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 2 milionë euro. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, në kuadër të hetimeve për një rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë kryen kontroll të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule. Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kg e 350 gramë, ndërsa vlera e saj përllogaritet rreth 2 milionë euro. Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Lajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al trafik droge Durres kokaine porti i durresit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 6% Vota total: 7694 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
