Lajme Zone
Aksident në aksin Fier-Ballsh/ Dy mjete përplasen te “Kthesa e Krapsit”, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Të tjeraBalkanWeb

Aksident në aksin Fier-Ballsh/ Dy mjete përplasen te “Kthesa e Krapsit”, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e njohur si “Kthesa e Krapsit”, ku përplasja mes dy automjeteve ka lënë të lënduar tre persona.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e njohur si “Kthesa e Krapsit”, ku përplasja mes dy automjeteve ka lënë të lënduar tre persona. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së fortë mes një automjeti tip “Benz” dhe një mjeti tip “Volkswagen”. Si pasojë e goditjes, të tre të dëmtuarit janë transportuar me shpejtësi drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, ndërsa grupi i ekspertëve të qarkullimit rrugor po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e plota dhe rrethanat e këtij aksidenti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb