Lajme Zone
Sekuestrohen 2 mln euro kokainë në Portin e Durrësit, ishte fshehur mes mishit të pulës nga Brazili
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sekuestrohen 2 mln euro kokainë në Portin e Durrësit, ishte fshehur mes mishit të pulës nga Brazili

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan në kapakët e jashtëm të kontejnerit 37 pako me kokainë. Sasia totale rezultoi 41 kilogramë e 350 gramë, ndërsa Policia e përllogarit vlerën e saj në treg në rreth 2 milionë euro.

Foto nga operacioni Policia ka sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit, me vlerë tregu të përllogaritur rreth 2 milionë euro. Droga ishte fshehur në një kontejner që transportonte mish pule nga Brazili Policia ka sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Anchor 3”. Droga u gjet gjatë kontrollit të imtësishëm të një kontejneri të ardhur nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan në kapakët e jashtëm të kontejnerit 37 pako me kokainë. Sasia totale rezultoi 41 kilogramë e 350 gramë, ndërsa Policia e përllogarit vlerën e saj në treg në rreth 2 milionë euro.

Operacionin e zhvilloi Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit.

Sipas Policisë, ky është rasti i tretë brenda një muaji ku strukturat ligjzbatuese godasin tentativa për futjen e lëndëve narkotike në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e kokainës, si dhe për të identifikuar dhe kapur personat e përfshirë në trafik.

"Goditet një rast i trafikimit të kokainës nga Brazili drejt Shqipërisë. Brenda një muaji goditen 3 raste të tentativës për të futur lëndë narkotike në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”, sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 2 milionë euro.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, në kuadër të hetimeve për një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë kryen kontroll të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule.

Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.Sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kg e 350 gramë, ndërsa vlera e saj përllogaritet rreth 2 milionë euro.Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia. 2 mln euro kokainë në portin e durrësit i Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses, arrestohet daja i deputetes së PS 14 Shtator 2026, 12:2412:24Kronike Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje të moshuarin 14 Shtator 2026, 12:0312:03Kronike I krijuar me IA, si “Luani i Artë” nxori zbuluar bandën shqiptare 14 Shtator 2026, 11:4711:47Kronike Alarmi për bombë te shkolla “Emin Duraku”, kush është personi që ngriti në këmbë policinë; filmoi veten pas telefonatës 14 Shtator 2026, 11:3111:31Kronike Video/ Alket Rizai shkrepi armën pas sherrit për zërin e lartë të muzikës, publikohen pamjet e përplasjes 14 Shtator 2026, 10:5910:59Kronike Alarm fals për bombë në shkollën “Edit Durham”, Antiterrori zbulon dhe arreston autorin! 14 Shtator 2026, 10:3010:30Kronike