Lajme Zone
E paprecedentë! Policia rrethon protestuesin, njëri prej efektivëve e godet me grusht në bark (Pamjet e dhunës)
PolitikëBalkanWeb

E paprecedentë! Policia rrethon protestuesin, njëri prej efektivëve e godet me grusht në bark (Pamjet e dhunës)

Pamjet që shihni tregojnë një tjetër moment tensioni dhe përplasje në protestën e sotme që u regjistrua në zonën e Durrësit dhe Zogut të Zi. Nga videoja shihet se numër i madh policësh kanë rrethuar një aktivist dhe teksa e neutralizojnë dhe vendosin prangat, një prej tyre e godet me grusht në stomak.

Pamjet që shihni tregojnë një tjetër moment tensioni dhe përplasje në protestën e sotme që u regjistrua në zonën e Durrësit dhe Zogut të Zi.

Nga videoja shihet se numër i madh policësh kanë rrethuar një aktivist dhe teksa e neutralizojnë dhe vendosin prangat, një prej tyre e godet me grusht në stomak. Nga pamjet në fjalë shihet se qytetari nuk po bënte rezistencë, ndërkohë që duket se një prej efektivëve ‘kritikon’ kolegun. Kujtojmë se sot u mbajt një protestë paqësore, që nisi në zonën e sheshi Skënderbej, ndërsa vijoi drejt Rrugës së Durrësit dhe më pas për pak minuta u bllokua “Zogu i Zi”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: dhune grushe grushte