Sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 2 milionë euro në Portin e Durrësit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”, kontrollet e pikës kufitare kryen kontroll të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule.
Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kg e 350 gramë, ndërsa vlera e saj përllogaritet rreth 2 milionë euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

