Lajme Zone
Sekuestrohen 3 makina luksoze në Vlorë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sekuestrohen 3 makina luksoze në Vlorë

Policia e Vlorës ka sekuestruar tre automjete luksoze, të prodhimit të viteve të fundit. Gjatë verifikimeve nga kontrollet e bëra, disa automjete u shoqëruan për kontroll të mëtejshëm.

Policia e Vlorës ka sekuestruar tre automjete luksoze, të prodhimit të viteve të fundit. Gjatë verifikimeve nga kontrollet e bëra, disa automjete u shoqëruan për kontroll të mëtejshëm. Pas veprimeve verifikuese dhe marrjes së deklarimeve, për tre prej tyre rezultoi se vlera e automjeteve nuk përputhej me të ardhurat e njohura dhe të ligjshme të drejtuesve apo poseduesve. Automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa tre shtetas u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ndërkohë, ka nisur edhe hetimi pasuror ndaj pronarëve dhe poseduesve, me qëllim verifikimin e burimit të pasurisë dhe mënyrës së përfitimit të saj. Policia e Vlorës bën me dije se kontrollet ndaj automjeteve luksoze do të vijojnë, në funksion të evidentimit të pasurive me burim kriminal dhe goditjes së pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.