Lajme Zone
“Zonjës i është dhënë zgjidhja që një momentin e parë, por e kishte mendjen të kërcënonte”
Të tjeraJOQ Albania

“Zonjës i është dhënë zgjidhja që një momentin e parë, por e kishte mendjen të kërcënonte”

Pas publikimit të denoncimit të një klienteje lidhur me një palë shapka të blera te “Daisy Store Albania”, faqja ka reaguar duke kundërshtuar pretendimin se nuk i është ofruar një zgjidhje për problemin e hasur me produktin.

Pas publikimit të denoncimit të një klienteje lidhur me një palë shapka të blera te “Daisy Store Albania”, faqja ka reaguar duke kundërshtuar pretendimin se nuk i është ofruar një zgjidhje për problemin e hasur me produktin.

Sipas dyqanit, klientes i është ofruar mundësia e ndërrimit të produktit që në momentin kur ajo ka ngritur shqetësimin. Faqja pretendon se, pavarësisht faktit se produkti ishte kontrolluar para dërgimit, i është thënë klientes se mund ta zëvendësonte me të njëjtin produkt ose me një tjetër sipas dëshirës së saj, edhe nëse ndërrimi do të bëhej pas një dite, një jave, një viti apo në momentin që ajo do të kthehej në Shqipëri.

“Klientes i është dhënë zgjidhje që në momentin që ka hasur problem. I është thënë që, meqë ajo thotë se produkti ka ardhur kështu, edhe pse ne e kemi kontrolluar, kur të dojë, qoftë pas 1 dite, 1 jave, 1 viti apo kur të vijë në Shqipëri, do t’i mundësojmë ndërrimin me të njëjtin produkt ose me çfarëdo produkti që ajo dëshiron”, shprehet faqja.

Nga ana tjetër, dyqani pretendon se klientja nuk ka pranuar zgjidhjen e ofruar, por ka vijuar komunikimin me tone kërcënuese. Faqja thotë se për këtë disponon edhe materiale audio nga komunikimi mes palëve.

Sipas tyre, në vend të pranimit të zgjidhjes së propozuar, klientja ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese, duke përmendur edhe ardhjen fizikisht për t’u përballur me shitësin.

Mesazhi i plotë i faqes:

Përshëndetje JOQ,

Faleminderit për publikimin e shqetësimit të klientes.

Klientes i është dhënë zgjidhje që në momentin kur ka hasur problemin. I është thënë se, meqë ajo pretendon që produkti ka ardhur në këtë gjendje, edhe pse ne e kemi kontrolluar, kur të dëshirojë, qoftë pas 1 dite, 1 jave, 1 viti apo kurdo që të vijë në Shqipëri, do t’i mundësojmë ndërrimin me të njëjtin produkt ose me çfarëdo produkti tjetër që ajo dëshiron.

Klientja nuk ka dashur zgjidhje. Ajo ka dashur vetëm të kërcënojë, me tonet që ka përdorur, siç jua kam dërguar edhe në të gjitha audiot zanore.

Pra, klientja nuk ka kërkuar zgjidhje, por ka vijuar me kërcënime dhe me fjalë të tilla si: “Do të vij të të përplas shapkat në fytyrë”.