Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me lëndë plasëse, i ndodhur mbrëmjen e 12 shtatorit në qendër të Shkodrës, në oborrin e banesës së shtetasit Mehdin Bushati. Sipas burimeve, autori i dyshuar është afruar i vetëm me një motor të përshtatur si mjet për shpërndarjen e picave. Ai mbante skafandër në kokë dhe ishte maskuar si picajol. Pas hedhjes së lëndës plasëse në oborr, është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. LEXO edhe...Shpërthim me tritol në qendër të Shkodrës, lënda plasëse e vendosur në oborrin e banesës së një 60-vjeçari (EMRI+VIDEO) Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në momentin e ngjarjes, Mehdin Bushati, me profesion mësues, ndodhej në banesë së bashku me bashkëshorten. Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për motivet e ngjarjes. Hetuesit dyshojnë se shpërthimi mund të ketë qenë një mesazh kërcënues për vëllain e tij, Gëzim Bushati, i njohur edhe me emrin Naser Bushati, i cili prej vitesh jeton në Gjermani dhe, sipas burimeve, ka qenë për herë të fundit në Shqipëri rreth dy ose tre vite më parë. Në katin e parë të ndërtesës jeton Mehdin Bushati, ndërsa kati i dytë i përket vëllait të tij. Sipas të njëjtave burime, Gëzim alias Naser Bushati rezulton i dënuar më parë në Gjermani dhe Rumani, një herë me pesë vite burg dhe një herë tjetër me dy vite. Për shkak të problemeve që ai dyshohet se mund të ketë pasur jashtë vendit, policia po heton pistën se lënda plasëse është hedhur për t’i përcjellë një mesazh kërcënues. Dyshohet gjithashtu se personi që kreu sulmin mund të ketë qenë i paguar. Autori nuk është identifikuar ende, ndërsa grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar itinerarin e tij. Shpërthimi ndodhi rreth orës 21:30 dhe u dëgjua fuqishëm në qendër të Shkodrës, duke shkaktuar panik te banorët dhe turistët. Vetëm pak metra larg, në sheshin përpara Bashkisë Shkodër, po zhvillohej një aktivitet me muzikë dhe lojëra për fëmijët dhe familjet. Policia, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes. P.J/ReportTv.al Naser Bushati Gëzim Bushati Mehdin Bushati tritol Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6809 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

