Lajme Zone
Goditet rrjeti i drogës në Turqi, sekuestrohen 350 kg kokainë të ardhura me anije nga Brazili!  9 persona në pranga
BotëReport TV

Goditet rrjeti i drogës në Turqi, sekuestrohen 350 kg kokainë të ardhura me anije nga Brazili! 9 persona në pranga

Sipas autoriteteve, kokaina ishte paketuar në 12 pako të mëdha dhe ishte fshehur në trupin e anijes, poshtë vijës së ujit.

Një sasi prej 350 kilogramësh kokainë është sekuestruar në Turqi, pasi u zbulua e fshehur në një anije që kishte mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit. Policia turke arrestoi nëntë persona të dyshuar si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës. Sipas autoriteteve, kokaina ishte paketuar në 12 pako të mëdha dhe ishte fshehur në trupin e anijes, poshtë vijës së ujit. LEXO edhe...Nuk ka 'fund' droga e sekuestruar e 'të tmerrshmit të Beratit', gjenden edhe 27 kg kokainë pranë vendit ku u arrestua Lulzim Caka Nga hetimet ka rezultuar se droga ishte planifikuar të nxirrej nga zhytësit, me ndihmën e pajisjeve të zhytjes dhe skuterëve nënujorë të gjetur gjatë kontrollit, për t'u transportuar më pas drejt provincave perëndimore të Turqisë. Ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, tha se autoritetet do të vazhdojnë goditjet ndaj rrjeteve të trafikut të drogës dhe se nuk do të ketë tolerancë për trafikantët apo bosët e narkotikëve. Ai kujtoi se vetëm dy ditë më parë në Stamboll u arrestua Islam Jakut, i dyshuar si drejtues i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe i kërkuar që prej vitit 2017. Sipas ministrit, operacioni në Mersin është një tjetër goditje ndaj këtyre rrjeteve kriminale. U.D/ReportTv.al Brazil droge turqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6927 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?