Ministrja e Shëndetësisë, Albana Spahiu, ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin e saj pas një takimi koordinues 12-orësh me drejtuesit e strukturave të shërbimit shëndetësor parësor dhe atij spitalor, ku kërkoi prani të pandërprerë në terren dhe më shumë vëmendje ndaj qytetarëve. Sipas Spahiut, 12 orë diskutim nuk mjaftojnë për të zgjidhur gjithçka që qytetarët presin nga sistemi shëndetësor, por çdo orë e kaluar duke dëgjuar, kuptuar dhe kërkuar zgjidhje është një investim për përmirësimin e kujdesit shëndetësor. LEXO edhe...Akomodimi i sportistëve të 'EUSACombat', Gonxhja: Pamjet online janë të pavërteta dhe keqinformuese Ajo theksoi se u ka kërkuar drejtuesve të jenë vazhdimisht në terren, të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve dhe të punojnë çdo ditë për zgjidhjen e tyre. “Sepse kujdesi shëndetësor nuk është vetëm një shërbim që ofrohet, por edhe mënyra se si e presim, e dëgjojmë dhe e trajtojmë çdo njeri që kërkon ndihmë”, shkroi ministrja. Postimi i plotë i Ministres Spahiu në rrjete sociale "12 orë diskutim nuk mjaftojnë për të zgjidhur gjithçka që qytetarët presin nga sistemi shëndetësor. Por çdo orë e kaluar duke dëgjuar, kuptuar dhe kërkuar zgjidhje është një orë e investuar në përmirësimin e kujdesit për ta. Në takimin koordinues me drejtuesit e strukturave të shërbimit shëndetësor parësor dhe atij spitalor kërkova prani të pandërprerë në terren, dëgjim të shqetësimeve, punë të përditshme për zgjidhjen e tyre dhe vëmendjen që çdo qytetar meriton. Sepse kujdesi shëndetësor nuk është vetëm një shërbim që ofrohet, por edhe mënyra se si e presim, e dëgjojmë dhe e trajtojmë çdo njeri që kërkon ndihmë" ka shkruar ajo. U.D/ReportTv.al Klodiana Spahiu Tirane ministria e shendetesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6927 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

