Lajme Zone
LIVE - 105 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
KulturëSyri

LIVE - 105 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Fundjava e dytë e shtatorit ka nisur me një fluks të shtuar lëvizjesh në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë.

Fundjava e dytë e shtatorit ka nisur me një fluks të shtuar lëvizjesh në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë. Pavarësisht reshjeve të shiut dhe kushteve jo të favorshme atmosferike, lëvizjet e automjeteve dhe qytetarëve kanë vijuar me intensitet të lartë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.Lexo edhe:Vetëm 30 minuta shi, përmbyten rrugët kryesore të Elbasanit Fluksi më i madh është evidentuar në drejtim të Shqipërisë, ndërsa një numër i konsiderueshëm automjetesh është konstatuar që në orët e para të fundjavës edhe në pikën kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Kukës, vetëm në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 12 mijë e 762 shtetas të Kosovës, të cilët kanë udhëtuar me 4 mijë e 201 mjete. Mes tyre janë edhe pjesëtarë të diasporës shqiptare, të cilët kanë udhëtuar nga Anglia drejt Shqipërisë, me destinacion Tiranën, për t’iu bashkuar protestës qytetare. Ndërkohë, në pikën kufitare të Vërmicës kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës 8 mijë e 130 shtetas të Shqipërisë, me 2 mijë e 740 mjete. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre qytetarëve i janë drejtuar Kosovës për të marrë pjesë në aktivitetin e paralajmëruar në Prishtinë, “Marshi i Lirisë”. Orët në vijim, por edhe dita e diel, pritet të shënojnë një tjetër rritje të qarkullimit në dy autostradat Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas. Lëvizjet e qytetarëve lidhen jo vetëm me kthimet dhe udhëtimet e fundjavës, por edhe me pjesëmarrjen në protestat e zhvilluara në Tiranë dhe Prishtinë.