Lajme Zone
U arratis nga spitali grek, zbulohen fotot e të dënuarit Gentian Çipit, ja si duket ai sot
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

U arratis nga spitali grek, zbulohen fotot e të dënuarit Gentian Çipit, ja si duket ai sot

Janë zbuluar fotografitë e të shumëkërkuarit prej 20 orësh nga policia greke, 41-vjeçarit Gentian Çipi. Sipas burimeve më të fundit të korrespondentit të Top Channel Artur Bibe, Gentian Jorgo Cipi, rezulton i burgosur në Nigrita Serra për 3 vendime, konkretisht dy dënime për narkotikë dhe një paraburgim për tentativë vrasje.

Janë zbuluar fotografitë e të shumëkërkuarit prej 20 orësh nga policia greke, 41-vjeçarit Gentian Çipi. Sipas burimeve më të fundit të korrespondentit të Top Channel Artur Bibe, Gentian Jorgo Cipi, rezulton i burgosur në Nigrita Serra për 3 vendime, konkretisht dy dënime për narkotikë dhe një paraburgim për tentativë vrasje. Ai ka datëlindje 15.07.1985, ndërkohë që çuditërisht ne Shqipëri rezulton me vendbanim në Vlorë e jo në Dishnicë të Korçës. Ende nuk ka asnjë reagim nga policia shqiptare se si i është ndryshuar masa e sigurimit në korrik 2023 nga “Arrest në burg” në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe se si ai ka përfunduar në Greqi duke kryer tentativë vrasje në Selanik në 3 shtator 2024. Burimet bëjnë me dije se ai është dënuar me 2 vjet burg në Shqipëri për “shkatërrim i pronës me zjarr” në bashkëpunim e në rrethana rënduese, dënim të cilin nuk e ka kryer pasi për veprën për të cilën është dënuar, ka qëndruar në paraburgim vetëm rreth 2 muaj e 20 ditë. Top Channel