Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur shqetësimin lidhur me punimet që po zhvillohen pranë Muzeut Etnografik të Vlorës.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihen punime dhe hedhje betoni pranë godinës historike, ndërsa qytetarja pretendon se ndërhyrjet po zhvillohen shumë pranë ambienteve të muzeut.
“Shikoni çfarë është bërë këtu, tek Muzeu Etnografik është hedhur beton. Çfarë bëhet kështu? Punohet fshehurazi. Muzeu Etnografik i Vlorës u bllokua komplet me beton.”
Në një tjetër mesazh, qytetarja pretendon se punimet lidhen me ndërtimin e Muzeut Hebraik, duke ngritur shqetësimin për ndërhyrjet në zonën historike të Vlorës.
Pretendimet e qytetares për mënyrën dhe vendin ku po zhvillohen punimet kërkojnë verifikim nga institucionet përgjegjëse.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, ministri Blendi Gonxhja ka sqaruar se Muzeu Hebraik po ndërtohet në një godinë tjetër, pranë godinës së Muzeut Etnografik dhe ish-Klubit “Labëria”. Sipas tij, godina e Muzeut Etnografik nuk preket, por do të restaurohet dhe rijetëzohet si muze.
JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e qytetares, ndërsa mbetet në pritje të verifikimit institucional mbi natyrën dhe shtrirjen e punimeve. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

