Lajme Zone
Sejdiu për president, zhvillimet dhe qëndrimet e fundit nga LVV e LDK
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Sejdiu për president, zhvillimet dhe qëndrimet e fundit nga LVV e LDK

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.Marrëveshja u bë publike të hënën, më 31 gusht, nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.Bekim Sejdiu tha se e ka pranuar propozimin për të kandiduar për president, duke marrë parasysh situatën politike në të cilën ndodhet Kosova.Derisa nga Vetëvendosje mbështetja për Sejdiun ishte e plotë, në LDK u shfaqën qëndrime kundërshtuese. Telegrafi do t'ju mbajë të informuar për zhvillimet e fundit lidhur me marrëveshjen LVV-LDK, kandidaturën për president dhe situatën në Kuvend. /Telegrafi/ Postet: Mbylle 01/09/2026 • 19:07Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: “Mjaft më me krizë”01/09/2026 • 18:39Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, Abdixhiku tregon emrat01/09/2026 • 17:11Kurti për marrëveshjen me LDK-në: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë e mirë01/09/2026 • 16:39Kica-Xhelili dhe Quni mbështesin Sejdiun për president: I përmbush të gjitha kushtet01/09/2026 • 16:33Zemaj për kandidaturën e Sejdiut: Të mos biem në kurthin e Kurtit01/09/2026 • 16:26Osmani: Kandidatura e Sejdiut i bën nder Republikës, kemi vendosur interesin e Kosovës mbi atë partiak01/09/2026 • 16:20Rukiqi: Kryesia e LDK-së mbështet marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje01/09/2026 • 15:59Kryesia e LDK-së miraton marrëveshjen me LVV-në, mbështet Bekim Sejdiun për president01/09/2026 • 14:31Mblidhet Kryesia e LDK-së01/09/2026 • 14:12Bekim Sejdiu për president, Lushaku: Kryetari dhe ekipi e kanë pasur autorizimin për të negociuar dhe diskutuar emrat01/09/2026 • 13:03Hamza: PDK-ja nuk e voton Sejdiun për president, fillimet nuk janë të mira01/09/2026 • 10:28Pas marrëveshjes për presidentin, LVV dhe LDK konsultohen sot me strukturat partiake31/08/2026 • 21:12Hamza: S’e di a do t’i kenë numrat – s’ka votë për Bekim Sejdiun në PDK31/08/2026 • 19:05Veprimtarë dhe intelektualë shqiptaro-amerikan mbështesin Bekim Sejdiun për president të Kosovës31/08/2026 • 18:18Demaku: PDK ende nuk ka qëndrim për kandidaturën e Bekim Sejdiut31/08/2026 • 17:47Berisha vlerëson marrëveshjen LVV-LDK: Zgjedhje në interes të Kosovës31/08/2026 • 17:14Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun31/08/2026 • 16:17Përflitej edhe vetë për president, Haki Demolli përshëndet kandidaturën e Bekim Sejdiut31/08/2026 • 16:00Dakordimi për presidentin, ja kur mund të formohen institucionet e reja31/08/2026 • 15:54Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnë31/08/2026 • 15:44Jepni mendimin tuaj nëpërmjet votës31/08/2026 • 15:28Hoti del kundër Sejdiut për president31/08/2026 • 15:26Haxhiu mirëpret marrëveshjen për presidentin31/08/2026 • 15:24Osmani mbështet Bekim Sejdiun për president31/08/2026 • 15:22Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për president31/08/2026 • 15:17Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president 26 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 01/09/2026 • 19:07Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: “Mjaft më me krizë” Pas deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku i ka bërë thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, që të thërrasë menjëherë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.Lexoni artikullin e plotë këtu 01/09/2026 • 18:39Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, Abdixhiku tregon emrat Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, Abdixhiku tregon emrat Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka deklaruar se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.Abdixhiku i bëri këto deklarata në një konferencë për media pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, duke thënë se zhvillimet e fundit mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.Ai tha se kandidatura e Bekim Sejdiut ishte miratuar në mënyrë unanime nga Kryesia e LDK-së, pa asnjë votë kundër.Lexoni artikullin e plotë këtu 01/09/2026 • 17:11Kurti për marrëveshjen me LDK-në: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë e mirë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për marrëveshjen e arritur dje me LDK-në për çështjen e presidentit tha se shpreson që gjithçka të shkojë mbarë e mirë.Kurti tha se po mhen për të mirë, e po punojnë mbarë për këtë çështje, teksa paralajmëroi sot për një mbledhje të brendshme të VV-së, kurse nuk pranoi ta komentojë qëndrimin e deputetit të LDK-së, Abdullah Hoti, që doli kundër kësaj marrëveshjeje.“Tash kemi me shku në një aktivitet tjetër, e kemi edhe një mbledhje të brendshme edhe gjithçka shpresojmë të shkojë mbarë e mirë sepse po mhemi për të mirë e po punojmë mbarë. Shkolla “Ilir Konushevci” sapo u përurua, ky është lajmi sot”, tha Kurti, raporton KosovaPress.Artikullin e plotë e keni këtu 01/09/2026 • 16:39Kica-Xhelili dhe Quni mbështesin Sejdiun për president: I përmbush të gjitha kushtet Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili dhe Anton Quni, kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.Para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Kica-Xhelili tha se në parim do ta votojë Sejdiun, nëse për kandidaturën e tij arrihet konsensus brenda grupit parlamentar.Ajo tha se Sejdiun e njeh prej vitesh në aspektin profesional dhe vlerësoi se ai i përmbush kriteret për të qenë president.Ndërkaq, edhe deputeti Anton Quni ka deklaruar se e mbështet kandidaturën e Sejdiut, duke e cilësuar atë si një figurë me “bagazh të fuqishëm familjar dhe individual”.Quni tha se familjen Sejdiu e njeh që nga vitet ’90 dhe përmendi angazhimin e saj gjatë periudhave të ndryshme të historisë së Kosovës. 01/09/2026 • 16:33Zemaj për kandidaturën e Sejdiut: Të mos biem në kurthin e Kurtit Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka shprehur qëndrim kritik ndaj marrëveshjes për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.Zemaj ka folur para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, duke lënë të kuptohet se nuk do ta mbështesë kandidatin e dakorduar nga LDK-ja dhe LVV-ja.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU 01/09/2026 • 16:26Osmani: Kandidatura e Sejdiut i bën nder Republikës, kemi vendosur interesin e Kosovës mbi atë partiak Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani para mbledhjes me Grupin Parlamentar të kwsaj partie, tha se kandidatura e Bekim Sejdiut për president, mbron demokracinë e Kosovës.Ish-presidentja Osmani tha se LDK-ja ka vendosur interesin e Kosovës para interesit partiak.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU 01/09/2026 • 16:20Rukiqi: Kryesia e LDK-së mbështet marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dhënë mbështetje marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për emrin e Bekim Sejdiut për president.Këtë e bëri të ditur anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, pas mbledhjes së kryesisë.Ai tha se kryesia vendosi me unanimitet për një gjë të tillë.Se a do të rrinë 18 deputetët e kësaj partie në sallë, ai tha se mbetet të shihet nga qëndrimet e grupit parlamentar.“Asnjë qëndrim kundër, përkundrazi pati lëvdata për krejt punën dhe për integritetin akademik dhe profesional të zotëri Sejdiu. Kjo pastaj mbetet të shihet nga qëndrimet e grupit parlamentar”, tha ai. 01/09/2026 • 15:59Kryesia e LDK-së miraton marrëveshjen me LVV-në, mbështet Bekim Sejdiun për president Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka miratuar unanimisht marrëveshjen politike të arritur për tejkalimin e krizës institucionale dhe ka mbështetur nominimin e profesor Bekim Sejdiut për president të Kosovës.Në një deklaratë pas mbledhjes, LDK-ja ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë dhe procedurat e saj vendimmarrëse.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU 01/09/2026 • 14:31Mblidhet Kryesia e LDK-së Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të diskutohet për propozimin e Bekim Sejdiut për president.LVV dhe LDK ranë dakord dje për emrin e Sejdiut për president konsensual.Para nisjes së kryesisë disa prej anëtarëve të kryesisë thanë se grupi parlamentar i LDK-së do të jetë unik, përkundër që dje deputeti Avdullah Hoti tha se nuk e mbështet emrin e Sejdiut për president.Pas mbledhjes së Kryesisë në selinë e LDK-së do të mblidhet Grupi Parlamentar i kësaj partie. 01/09/2026 • 14:12Bekim Sejdiu për president, Lushaku: Kryetari dhe ekipi e kanë pasur autorizimin për të negociuar dhe diskutuar emrat Lidhja Demokratike e Kosovës po mban sot një mbledhje, gjersa do të diskutohet emri i presidentit, Bekim Sejdiu, i dakorduar ditë më parë ndërmjet liderit të kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe atij të LVV-së, Albin Kurti.Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu para takimit të LDK-së tha se në takimin që do ta mbajnë sot të diskutohet emri i presidentit, konstituimi i Kuvendit dhe e institucioneve tjera. E pyetur nëse kanë qenë në dijeni për emrin e presidentit dhe a janë konsultuar, Lushaku tha se kryetari dhe ekipi i tij e kanë pasur autorizimin për të negociuar. Lajmi i plotë KËTU: 01/09/2026 • 13:03Hamza: PDK-ja nuk e voton Sejdiun për president, fillimet nuk janë të mira Nëse Bekim Sejdiu zgjidhet president, duhet të jetë unifikues, por fillimet nuk i ka të mira, ka thënë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.Ai për KosovaPress theksoi se PDK-ja nuk ka votë për kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.“Nuk ka ndryshim të qëndrimit. Qëndrimi i PDK-së është i qartë, nuk jemi pjesë e marrëveshjes dhe nuk e votojmë zotërinë Sejdiu për president”, tha ai.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU 01/09/2026 • 10:28Pas marrëveshjes për presidentin, LVV dhe LDK konsultohen sot me strukturat partiake Pas marrëveshjes së arritur dje për kandidaturën e përbashkët të Bekim Sejdiut për president të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojnë sot konsultime me strukturat e tyre partiake.Sipas informacioneve të Telegrafit, konsultimet pritet të mbahen gjatë pasdites, ndërsa pas tyre pritet të ketë më shumë qartësi nëse dhe kur do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU 31/08/2026 • 21:12Hamza: S’e di a do t’i kenë numrat – s’ka votë për Bekim Sejdiun në PDK Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu, duke thënë se “nuk e di a do t’i kenë numrat”.Hamza tha se VV-ja e LDK-ja matematikisht i kanë numrat për Sejdiun, por se a do të qëndrojnë të gjithë deputetët e tyre në sallë për këtë emër, është çështje e këtyre dy partive.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU 31/08/2026 • 19:05Veprimtarë dhe intelektualë shqiptaro-amerikan mbështesin Bekim Sejdiun për president të Kosovës Një grup prej 28 veprimtarësh dhe intelektualësh shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.Në një letër drejtuar liderëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, grupi ka bërë thirrje që Sejdiu të zgjidhet në postin e presidentit.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU 31/08/2026 • 18:18Demaku: PDK ende nuk ka qëndrim për kandidaturën e Bekim Sejdiut Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se në këtë parti ende nuk është diskutuar zyrtarisht për zhvillimet e sotme rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.Demaku deklaroi se PDK-ja nuk ka marrë ende ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU 31/08/2026 • 17:47Berisha vlerëson marrëveshjen LVV-LDK: Zgjedhje në interes të Kosovës Kryetari i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, ka uruar Bekim Sejdiun për kandidaturën për President të Republikës së Kosovës, pas marrëveshjes së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.Berisha ka vlerësuar marrëveshjen e nënshkruar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e Sejdiut në postin e presidentit.Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar Sejdiun si personalitet të shquar në fushën e jurisprudencës kushtetuese dhe diplomacisë.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU 31/08/2026 • 17:14Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e ambasadorit dhe profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës.Bajraktari e ka cilësuar marrëveshjen për tejkalimin e ngërçit politik si “lajm të mrekullueshëm për Kosovën”.Ai ka vlerësuar se Sejdiu do t’i ofrojë Kosovës një president serioz dhe të përgatitur, me përvojë në fushën juridike, shtetërore, akademike dhe diplomatike.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU 31/08/2026 • 16:17Përflitej edhe vetë për president, Haki Demolli përshëndet kandidaturën e Bekim Sejdiut Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka përshëndetur nominimin e profesorit universitar Bekim Sejdiu si kandidat për president të Republikës së Kosovës.Demolli, i cili ditëve të fundit ishte përmendur gjithashtu si një prej emrave të mundshëm për këtë post, i ka uruar Sejdiut sukses në garën për kreun e shtetit.Në një reagim të tij, Demolli e ka cilësuar Sejdiun si “profesor dhe koleg të nderuar”, duke thënë se e gëzon fakti që një prej kolegëve të rinj të Fakultetit Juridik po merr përsipër një përgjegjësi të lartë shtetërore.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU 31/08/2026 • 16:00Dakordimi për presidentin, ja kur mund të formohen institucionet e reja Dakordimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president pritet t’i hapë rrugë procesit të formimit të institucioneve të reja.Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, thotë se hapi i parë duhet të jetë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, në mënyrë që të funksionalizohet legjislatura e njëmbëdhjetë.Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU. 31/08/2026 • 15:54Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnë Organizata “Albanians for America” ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nominimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.Në një deklaratë, organizata ka vlerësuar përvojën akademike dhe profesionale të Sejdiut, duke theksuar angazhimin e tij ndaj shtetësisë së Kosovës, vlerave demokratike dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të vendit.Për të lexuar reagimin e plotë, klikoni KËTU. 31/08/2026 • 15:44Jepni mendimin tuaj nëpërmjet votës 31/08/2026 • 15:28Hoti del kundër Sejdiut për president Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, të propozuar përmes marrëveshjes mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.Për ta lexuar reagimin e tij të plotë: kliko këtu. 31/08/2026 • 15:26Haxhiu mirëpret marrëveshjen për presidentin Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar dakordimin si një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.Për ta lexuar reagimin e plotë të Haxhiut: Kliko këtu. 31/08/2026 • 15:24Osmani mbështet Bekim Sejdiun për president Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës.Osmani e ka vlerësuar Sejdiun si një profesionist të dëshmuar dhe figurë me integritet, duke thënë se ai përfaqëson seriozitetin dhe vizionin që kërkon posti i presidentit.Për ta lexuar reagimin e saj të plotë: Kliko këtu. 31/08/2026 • 15:22Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për president Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për të kandiduar për president të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e tij.Për të lexuar deklaratën e plotë të tij: Kliko këtu. 31/08/2026 • 15:17Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president Profesori doktor Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë dakorduar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.Abdixhiku ka bërë të ditur para mediave pas takimit me Kurtin se nga 9 korriku janë zhvilluar takime dhe diskutime të vazhdueshme për çështjen e presidentit.Ai tha se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese dhe se palët kanë qenë të përkushtuara për të gjetur një emër konsensual.Më shumë kliko KËTU.