Vijon seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë fjalës së tij kryesuesi i seancës, gjykatësi amerikan, Charles Smith u shpreh se trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave.
Gjykatësi Smith po vazhdon ende me paraqitjen e konstatimeve të trupit gjykues për krimet e pretenduara në aktakuzë.
Ndërkohë më herët u tha se Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

