Lajme Zone
S'deklaroi 172 mijë euro nga pasuria, Gjykata e Prishtinës dënon me 2 vite burg ish-kryebashkiakun Shpend Ahmeti
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

S'deklaroi 172 mijë euro nga pasuria, Gjykata e Prishtinës dënon me 2 vite burg ish-kryebashkiakun Shpend Ahmeti

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosdeklarim të saktë të pasurisë, duke e dënuar me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Ahmeti do të paguajë edhe 100 euro për procesin gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosdeklarim të saktë të pasurisë, duke e dënuar me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Përveç dënimit kryesor, Ahmeti do të paguajë edhe 100 euro për procesin gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave. Gjykata refuzoi propozimin e Prokurorisë Speciale për konfiskimin e pasurisë së padeklaruar në vlerë prej 172 mijë e 600 euro. LEXO EDHE:Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht Në seancën e shpalljes së aktgjykimit ishte i pranishëm vetëm mbrojtësi i Ahmetit, avokati Arbër Istrefi. Sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale në dhjetor të vitit 2025, Ahmeti, gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës së Prishtinës, nga viti 2018 deri në vitin 2022, akuzohej se nuk kishte deklaruar saktë pasurinë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Prokuroria pretendonte se ai nuk kishte deklaruar 118 mijë e 200 euro të depozituara në llogaritë e tij personale, si dhe 54 mijë e 400 euro të pranuara në llogaritë e nënës së tij, duke e çuar shumën totale të mjeteve të padeklaruara në 172 mijë e 600 euro. Ahmeti akuzohej për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Kosovës./Koha P.J/Shqiptarja.com TAG: prishtine kosove shpend ahmeti Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 68.5% Jo 26.2% Nuk e di 5.4% Vota total: 523 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?