Lajme Zone
“Sarandë-Himarë po ndërtohet pa masat më minimale të sigurisë”/ Zhupa denoncon me video situatën: Makineritë punojnë pa shenja dalluese, në rrugë ka gurë të rënë
PolitikëBalkanWeb

“Sarandë-Himarë po ndërtohet pa masat më minimale të sigurisë”/ Zhupa denoncon me video situatën: Makineritë punojnë pa shenja dalluese, në rrugë ka gurë të rënë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar përmes një videoje mungesën e masave të sigurisë në kantierin e bypass-it të ri në aksin Sarandë–Himarë. Sipas saj, në segmentin ku po kryhen punimet ka gurë mbi rrugë, shkëmbinj që rrezikojnë të shemben, mungesë të sinjalistikës dhe masave mbrojtëse për drejtuesit e mjeteve. Zhupa thekson se kjo situatë vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe turistëve që kalojnë çdo ditë në një nga akset më të rëndësishme turistike të jugut, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe vendosjen e standardeve minimale të sigurisë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar përmes një videoje mungesën e masave të sigurisë në kantierin e bypass-it të ri në aksin Sarandë–Himarë. Sipas saj, në segmentin ku po kryhen punimet ka gurë mbi rrugë, shkëmbinj që rrezikojnë të shemben, mungesë të sinjalistikës dhe masave mbrojtëse për drejtuesit e mjeteve. Zhupa thekson se kjo situatë vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe turistëve që kalojnë çdo ditë në një nga akset më të rëndësishme turistike të jugut, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe vendosjen e standardeve minimale të sigurisë. Deklarata:

Rruga e re e bypass-it në aksin Sarandë–Himarë po ndërtohet pa masat minimale të sigurisë. Gurë të rënë në rrugë, shkëmbinj që rrezikojnë të shemben në çdo moment, makineri që punojnë pa asnjë shenjë dalluese, tabelë sinjalizuese. Kjo është mënyra se si priten qytetaret shqiptar dhe të huaj në një nga akset më të rëndësishme të jugut.

Siguria e qytetarëve dhe turistëve nuk mund të lihet në dorë të fatit. Çdo ditë që kalon pa ndërhyrje është një rrezik i shtuar për aksidente. Kjo video tregon realitetin. Siguria është zero! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb