Rusia ndërmori një sulm masiv në Kiev gjatë orëve të natës. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Vitali Klitschko, tha se disa ndërtesa u goditën nga raketat, përfshirë një spital për fëmijë. Si pasojë e sulmeve të paktën 15 persona vdiqën dhe 33-të tjerë mbetën të plagosur. Disa qytete të Krimesë mbetën pa energji elektrike gjatë natës pas një serie shpërthimesh të raportuara në zonën e Sevastopolit dhe pranë termocentralit të Simferopolit, thanë forcat ukrainase. LEXO edhe...Droni i rrëzuar në Rumani, ministri ukrainas: Rusia po provokon NATO-n duke shkelur hapësirën e saj ajrore Ndërkohë një dron hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë natës dhe u rrëzua në një zonë të pabanuar pranë Grindut, gjatë ofensivës së re ajrore të Rusisë kundër Ukrainës. Dy avionë luftarakë spanjollë dhe një helikopter i ushtrisë rumun qëndruan në monitorim gjatë gjithë natës. Sulmi rus shkaktoi gjithashtu masa sigurie në Poloninë fqinje, e cila mobilizoi forcat e saj ajrore për të parandaluar çdo incident dhe për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore. Lajm në përditësim… Share Ora 12:46 Droni i rrëzuar në Rumani, ministri ukrainas: Rusia po provokon NATO-n duke shkelur hapësirën e saj ajrore Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha ka deklaruar se Rusia me sulmet e saj kundër Ukrainës ka shkelur hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë, duke vënë në provë gatishmërinë e NATO-s."Këto nuk janë incidente të izoluara. Ato janë pjesë e sulmeve terroriste të qëllimshme dhe sistematike të Rusisë. Shteti agresor po e vë në provë gjithnjë e më shumë vendosmërinë e NATO-s dhe partnerëve të saj, duke shkelur sovranitetin e shteteve fqinje dhe duke i zgjeruar qëllimisht rreziqet e paraqitura nga lufta e tij përtej Ukrainës", tha ai.Sybiha tha se në bashkëpunim me ministrat e jashtëm rumunë dhe moldavë "do të japin një përgjigje rajonale më të fortë dhe më efektive ndaj përpjekjeve cinike të Rusisë për të zgjeruar luftën që ajo vetë e filloi".Sipas ministrit të jashtëm ukrainas, "përgjigjja kolektive duhet të jetë më e fortë se përpjekjet e Rusisë për të vënë në provë unitetin dhe vendosmërinë tonë"."Siguria dhe stabiliteti i të gjithë rajonit janë në rrezik", tha ai. Share Xh.K/ReportTv.al Rusi lufta ne ukraine ukraine Rumani Komento Komente Igor: 20/08/2026 08:22 E shihni sa te pa afte jan Ruset keta bombardojn banesa civile kurse Ukraina bombardon Ekonomine dhe dote mbushet Evropa me refugjate Rus mbbas shkaterimit te Federates dhe kjo mundet te ndodhi se shpejti. Përgjigju Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4546 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

