Argita Berisha dhe Jamarber Maltezi / Vajza dhe dhëndri i Sali Berishës dolën në protestën kundër korrupsionit e varfërisë; ndërsa pasuria e tyre përfshin 17 kulla te 'Partizani', kompleksin 'Pyjet e Drilonit', 12 komplekse vilash e pallatesh me leje nga Rama, apartamente në Budapest, Mynih, Bruksel e Roterdam dhe 90 milionë euro të fshehura në banka. 68 milionë euro evazion fiscal, dhe ata protestojnë kundër varfërisë. Kauza e protestës është lufta kundër korrupsionit, varfërisë dhe krimit të organizuar, të instaluara dhe mbrojtura nga autokracia sunduese politike, shtetërore dhe oligarkike e dy familjeve mafioze "Berisha-Rama", të cilat nxorrën jashtë loje familjen mafioze "Meta".
Në protestë kundër këtij sundimi kanë dalë studentë e nxënës që nuk kanë mundësi jetese e shkollimi cilësor; kanë dalë pedagogë dhe mijëra të rinj e mijëra familjarë të zhytur në varfëri ekstreme prej pagave e pensioneve të ulëta, çmimeve e taksave të larta.
Por në protestën kundër varfërisë, korrupsionit e oligarkisë kanë dalë dhe "fukarenjtë e ndershëm" Argita e Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndërushi i Sali Berishës; ish-presidentit të firmave piramidale dhe kryeministrit të 340 koncesioneve klienteliste, korrupsionit, oligarkisë dhe sistemit politik sundues bashkë me Edi Ramën.
Dalja e Argitës dhe dhëndërushit Malltezi në protestë nuk është thjesht akt grotesk e hipokrizie, por është tallje cinike e poshtëruese që vazhdojnë t'u bëjnë shqiptarëve, të cilët edhe babi Saliu i ka vjedhur, varfëruar, shpërfillur e vrarë.
Sheikët Argita e Abi po aktrojnë sikur protestojnë, me synimin dhe shpresën se do të përfitojnë mundësi për rikthimin e familjes së tyre "Berisha" në pushtet, duke shfrytëzuar ndershmërinë dhe sakrificën e protestuesve që vuajnë prej këtij sundimi.
Berishët e Malltezët, me kulla, komplekse vilash e pallatesh dhe llogari miliona euro
Pa bërë komente, po publikojmë skedën e disa pasurive të çiftit "Berisha-Malltezi", një pjesë e të cilave është sekuestruar, me akuzat e përfitimit nga korrupsioni dhe pastrimi i parave, gjatë pushtetit kryeministror të babait e vjehrrit Sali Berisha e gjatë pushtetit "Rama".
^ Ndërtuan dhe shitën 17 kulla mbi truallin e ish-kompleksit sportiv "Partizani" në Tiranë, të grabitur gjatë pushtetit të Sali Berishës.^ Kompleks me 15 pallate deri 12 kate, të quajtur "Pyjet e Drilonit", buzë liqenit në zonën Drilon-Tushemisht të Pogradecit.^ Godinë banimi dhe shërbimesh tregtare me 12 kate mbi tokë e 2 kate parkim nëntokë, në rrugën "Pasho Hysa", Njësia Administrative Nr. 2 Tiranë.^ Godinë me 15 kate mbi tokë e 1 kat parkimi nëntokë, në rrugën "Fan Noli" në Kamëz.^ Godinë me 17 kate mbi tokë e 2 kate nëntokë, në rrugën "Gjon Simoni", Njësia nr. 7 Tiranë.^ Vilë në Gjirin e Lalëzit, 50 për qind në pronësi të Argita dhe Jamarbër Malltezit.^ Shtëpi në Gjirin e Lalëzit, me vlerë 155 mijë euro, në pronësi të Argita e Jamarbër Malltezit.^ Apartament 155 mijë euro në Budapest të Hungarisë, në pronësi të Jamarbër Malltezit.^ Apartament në Mynih të Gjermanisë, në emër të Jamarbër Malltezit.^ Apartament 395 mijë euro në Bruksel të Belgjikës, në pronësi të Jamarbër Malltezit.^ Apartament 360 mijë euro në Roterdam-Holandë, në pronësi të vajzës Dasara Malltezi.^ Kanë 8 troje në Tiranë, me sipërfaqe totale 3900 m².
"Fukarai" Jamarbër Malltezi ka ndërtuar e ka në proces ndërtimi, në ortakëri të fshehtë me ortakun Fatmir Bektashi, këto 12 komplekse vilash e pallatesh:
Komplekset "Mangalem 21", "Marga", "Magnet", "Kaimi", "Kadiu", "Oxa", "SiRi" e "Nokia", "Ballada", "Aba" dhe "Aba 1", të gjitha me leje ndërtimi të marra gjatë pushtetit të Edi Ramës.Dhëndrrit Jamarbër Malltezi dhe ortakut të tij Fatmir Bektashi u janë zbuluar 68 milionë euro evazion fiskal, kryer nëpërmjet deklarimeve të rreme të shitjeve dhe ardhurave; si dhe ka një raport të SHISH-it e Agjencisë së Inteligjencës Financiare për 90 milionë euro të fshehura në llogari bankare brenda e jashtë Shqipërisë./Pamfletiruajeni të pastër protestën argita berisha jamarber malltezi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia 'Derrkuci i pangopur' i Edi Ramës; Blendi Gonxhe, ministri që nuk e ndal babëzinë dhe SPAK që hesht 23 Tetor 2026, 13:2013:20Anti-Mafia Koordinatori i ri i Edi Ramës, Baton Haxhiu; kush e solli në Tiranë televizionin serb të “Klanit të Zemunit”? 22 Tetor 2026, 12:0512:05Anti-Mafia Harta e re e Shqipërisë/ 100 mijë hektarë tokë në shitje? Plani izraelit për kibucët dhe 4 ligjet e Edi Ramës 21 Tetor 2026, 18:0318:03Anti-Mafia Në kulmin e protestave, Blendi Gonxhe përmes kompanisë së tij “Albarent”, merr me PPP 'MobAL'-in shtetëror për 30 vjet 21 Tetor 2026, 13:5013:50Anti-Mafia Pedagogët në protestë, Dekani i Durrësit, Linert Lirëza me kullë 20 kate në Golem; pas investimit dyshohet deputeti Arkend Balla 20 Tetor 2026, 14:3714:37Anti-Mafia Mirela, ministresha e paprekshme; “Kumbaro” e 2 miliardë Eurove afera me tenderët e pasuritë publike dhe SPAK që hesht 20 Tetor 2026, 10:1310:13Anti-Mafia

