Tubimi para Ministrisë së Arsimit ishte paralajmëruar për orën 14:00, ndërsa studentët vijojnë mobilizimin për të bërë të dëgjueshme kërkesat e tyre. Nis protesta e studentëve Ka nisur protesta e studentëve siç ishte paralajmëruar në orën 14:00.Ata po marshojnë nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit.
Protestuesit prej 12 ditësh kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë refuzuar dialogun me të.
Tubimit të sotëm i janë bashkuar edhe shoqata të biznesve apo edhe artistë.
Ndërkohë protestuesit e PD-së kanë deklaruar se do t’i bashkohen protestës së studentëve. Mbetet për t’u parë nëse dy grupet e protestuesve do të bashkohen apo nëse protestat do të vijojnë të ndara.
Nga ana tjetër Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për protestën e sotme në Tiranë, pas thirrjeve të publikuara në rrjetet sociale për grumbullimin e personave të maskuar dhe të pajisur me mjete të rrezikshme, me qëllim ushtrimin e dhunës gjatë tubimit.
Në një deklaratë për mediat, Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, bëri të ditur se policia ka konstatuar thirrje për sulme ndaj efektivëve, djegie të automjeteve të policisë dhe dëmtim të pronës publike e private.
Sipas tij, për këto thirrje ka nisur procedimi penal, ndërsa strukturat e specializuara po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës.
“Personat që synojnë ta shfrytëzojnë tubimin për të ushtruar dhunë, pavarësisht maskimit apo përpjekjeve për të fshehur identitetin, do të identifikohen dhe do të përballen me përgjegjësinë ligjore”, deklaroi Nushi.nis protesta e studentëve marshim drejt ministrisë së arsimit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Thirrje për molotovë dhe sulme ndaj efektivëve, policia paralajmëron protestuesit: Do të identifikohen personat e maskuar 24 Tetor 2026, 13:2213:22Aktualitet Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit e PD-së u vënë flakën shilteve të Ramës 24 Tetor 2026, 12:5212:52Aktualitet Protesta kombëtare e studentëve, Skënder Hita zbret në terren 24 Tetor 2026, 12:4212:42Aktualitet Nis protesta kombëtare e PD-së, deputetët dhe mbështetësit demokratë marshojnë drejt Kryeministrisë 24 Tetor 2026, 12:3912:39Aktualitet “Më godet mësuese Xheni dhe më fut në qilar”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë: Nuk më besonin, më thoshin se djali gënjente 24 Tetor 2026, 11:5111:51Aktualitet Protesta kombëtare/ 1500 efektivë policie në terren, autobotet me ujë vendosen pranë Kryeministrisë 24 Tetor 2026, 11:3211:32Aktualitet

