Quhet “Rruga e shiut”, dhe është rreth një kilometër e gjatë. Ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe është një vend vërtet i pazakontë: një rrugë ku klima rregullohet artificialisht dhe ku madje mund të bjerë shi. Rruga kalon përmes resortit Côte d’Azur, në ishullin Europe, pjesë e projektit futuristik Heart of Europe të zhvilluar nga grupi Kleindienst, në det të hapur pranë bregdetit të Dubait. Emri nuk lë shumë vend për imagjinatë: ata që përshkojnë këtë rrugë priten nga një shi i vërtetë artificial, i krijuar për ta bërë më të këndshëm qëndrimin jashtë edhe gjatë muajve më të nxehtë. LEXO edhe...Italia përvëlohet nga i nxehti, alarm i kuq në 27 qytete! Raportohen 3 viktima të dyshuara nga temperaturat ekstreme Ambienti të kujton stilin dhe arkitekturën evropiane, ndërsa sistemi klimatik mundëson ruajtjen e temperaturës në 27°C. Një kontrast befasues, po të mendosh se në të njëjtën periudhë, në Dubai temperaturat mund të arrijnë deri në 47°C./Corriere P.J/E.H/ReportTv.al moti i nxehte shi artificial dubai Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 47.1% Jo 45.6% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 919 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
