Është zbuluar arma e improvizuar që dyshohet se u përdor në përleshjen mes të dënuarve në burgun e Fierit, ku mbetën të plagosur dy persona. Teksa Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që çoi në përplasjen mes Aldo Gjinit të grupit të Rrajave dhe Jurgen Zotos me Denis Bajrin, pjesë e grupit të Shkodrës, Burime i thanë Report Tv se 3 të paraburgosurit prej kohësh kalonin kohë bashkë në ambientin e përbashkët të sektorit dhe se më parë nuk kanë pasur konflikte. LEXO edhe...Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagoset nëna me dy vajzat (VIDEO) Hetuesit e kanë përjashtuar pistën e konfliktit të çastit dhe dyshojnë se plagosja e anëtarit të grupit famëkeq të Shkodrës të ketë qenë një mesazh nga grupet rivale, përfshirë këtu edhe grupin e Ibrahim Licit, me të cilin njihen për shumë përplasje të ashpra. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al Fier Aldo Gjini Jurgen Zoto Denis Bajri Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.8% Jo 45.6% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1004 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

